I bukuri motiv-Shon Malaj


Një dite do të iki,si gjithe te tjeret,
Askush nuk është i perjetshem;
E di,do me thoni “është heret”
Por edhe une jam i vdekshem.

Jeta është lufte dhe une do luftoj
Për paqen dhe lumturine nuk ka kufi,
Fjalet e shpirtit do i bej me goje
Do end nëpër vargje mjaltin poezi.

Motive me ngjyra si spekter ylberi,
Dallohen me shume ato me dashuri,
Tani po fluturoj me krahët e eres,
Por edhe më vone do shkruaj poezi.

Do te shkruaj dhe për një emer
Në liber te mbetet anonim
Gdhendur me germa gjaku në zemer
I diellte,i shenjte,me i bukuri motiv.