IKJE
Çdo ditë që shkon
diçka shkëputet prej meje
Si një copez gurë prej shkëmbit
Në dukje fare pak
Humbet e bie në detë
Si një brinjë e thyer në ije
Që më nuk ka asnjë funksion
Një më pak
Ndoshta jo gjithmonë ka qënë kështu
Prej kohësh ndjej sëmbim në zemër
Më ther ajo që ikën nga unë
Që munda a nuk munda ta prek
E ç’rëndësi ka,ikja dhëmb njësoj
Të korrat në arë sërish do të mbushin hambarët
Një pjesë nga imja do jetë ndoshta aty
Nga ato të ikurat prej kohe
Gjithkush që vjen do të ushqehet
Vetëm unë largohem çdo ditë
Nga pak,nga pak,nga pak
Ja ,sërish ndiej dhëmbje
U shkëput një copëz tjetër
Ndjehem më e pa fuqishme
Me copëza që më nuk ngjiten
Shpesh më duket se do bie e tëra
Si të jem një kështjellë prej rëre.
Që vetëm një erë mjafton të fryjë
Dhe gjithçka ikën tutje si të mos jetë
Shpërndahet hapësirës pa fund
Dhe sërish më sëmbon
Më ther kjo ikja ime
Si plakën qyqe pranë oxhakut
Me sytë nga dera
Më bren si mola drunë
Copëtuar në mijëra thërrime.