Ikonat…Agim Pipa


Mirmbrëma

toka të vizatuara me vjeshtë;

mirmbrëma

meteorë qiejsh

që vini nga Rruga e Qumështit.

Para teje përkulem

tryezë, ku shkruaj dhe vizatoj

ikonat e vjeshtës

që më dhanë ditën e lindjes.

Para teje përkulem

loja e parë e fëmijërisë:

një pëllumb

dhe shiu

që e përplasi mbi xhamat e dritares

dhe unë e fsheha në gji,

duke qarë për të.

Para teje përkulem

ikon’ e bukurisë

së vjeshtës sime që na bën dy…