1950 gazeta :”Flamuri” Romë.
Teza e prof.Ibrahim Kelmendi
Gëzim Llojdia
1.
Ka qenë viti 1950 kur prof Ibrahim Kelmendi ka shpalosur idetë e tij ,ndërkohë ka hedhur teza të guximshme për prejardhjen e shqiptarëve. Duke shfletuar gazetën:” Flamuri”, që botohej ne Romë gjejmë një seri shkrimesh të prof Kelmendit që kanë gjuhën,mendjen dhe vlerësimin e tij për gjenezën e kombit më të hershëm në Europë. Nuk janë thjeshtë citime,por një analizë sintezë me fakte e dokumente që sillen të reja. Në këtë gjurmë 50 vite me vonesë shumë studiues shqiptarë, po sjellin atë çka prof I.Kelmendi dhe të tjerë i kanë bërë të njohura,por që nuk janë njohur brenda kufijve të Shqipërisë, për me të vetmin shkak thelbësor,regjimi.
2.
…Populli më i vjetër i Ballkanit pa dyshim është populli shqiptar,i cili në kohërat e vjetra prej Adriatikut deri në Danub, tue përfshi edhe Ungarinë Perëndimore- shprehet prof Kelmendi.
…Të parët e tij quheshin ilirë.Këta qenë ndër arianët më të parë ,që patën ardhë në Europë.Vendi i tyre quhej Iliri.
-Për Ilirët prof Kelmendi ka bërë të njohur teza të autorëve të antikitetit.
…Për ardhjen e tyre nuk ekziston ndonjë datë e saktë,çohet deri në shekullin XX përpara Krishti. Prof Kelmendi merr dhe citon Herodotin. Që i quan barbarë dhe thotë se u ngjanin thrakasvet. Të këtij mendimi kanë qenë edhe shkrimtarë të moçëm grekë.
3.
Pamja fizike:
Prof Kelmendi rreshton këto tipare:
-Ilirët kishin trup të gjatë,muskulaturë të vogël,inteligjencë të qartë,energjikë dhe luftëtarë shumë të mirë.
-Flokët dhe sytë e zij.
-Paganizmi:Besojshin në shumë
perëndi:Medaurus,Binaus,Latra,Seutona etj.
4.
Pozita shoqërore dhe politike e gruas:Prof Kelmendi jep një të dhënë të rëndësishme që pak njihet dhe është bere objekt .
..Gruaja në shoqënin ilirvet gëzonte konsideratë të mirë. Ushtronte edhe pushtet politik dhe në mes të sundimtarëve të Ilirisë gjejmë edhe mbretëresha. Sikurse tek indoevropianët e tjerë edhe këta në altarin e perëndisë sakrifikofshin. Jetonin ma shumë prej gjuetisë.
Raca:Të të njëjtit gjak e gjuhe ishin edhe epirotët. Stabroni thotë se Ilirët,Epirotët dhe Maqedonasi flitnin një gjuhë.
..Shumë shkrimtarë modernë thonë se kultura greke ndër maqedonasit ka qenë e sipërfaqshme. Pra shprehet Kelmendi,nënshtetasit dhe luftëtarët e Filipit, dhe të Aleksandrit që mbritën në Hindi dhe ndër piramidat,flitshin gjuhën nanë të shqipes së sotme.
Fiset ilire: Ilirët kanë qen të ndarë në fise: Ardianët, Laebetët, Liburnët, Autoariatet, Dalmatët, Dradhanët, Venetët si dhe mesapët dhe japuget që banojshin në pjesën e jugut të gadishullit italian. Përveç këtyre kishte edhe fise të tjera.
… Ky fenomen shpjegohet vetëm me përbamjen dhe natyrën e vendit ku banonin.
5.
Dëshmi e ilirëve në tempullin e Delphit.
Prof Kelmendi sjell një të dhënë të Herodotit.
…Herodoti thote se ata patën mesue edhe tempullin e Delphit.
Prezencën e shqiptarëve në rranxe të Akropolit të Athinës(Plaka lagjja ma e vjetër e këtij qyteti) e çojnë në kohna shumë të vjetra dhe mbështesin në një varg të Thuqidhidhit ku ban fjalë për një popullatë barbare me rranjet t’Akropolit ku ende sot ndigjohet një shqipe e gjymtueme.
-Bërthama e shtetit ilir: Bërthama më serioze e njei shteti Ilirian qe fisi i Ardianvet.
Më Autariatet,Labeatet,Liburnet e fise të tjera,krijuan nji shtet,i cili në shekullin e IV pr Kr u ba shtet glorioz.
…Kryeqyteti i këtij shteti u bë Shkodra. Për tu mbrojtur nga keltët,qysh në fillim të shekullit të IV pr.Kr,rreth bërthamës së përmendun u mbështuallën të gjithë fiset që prej Trieste e deri në Artë dhe kështu u kijua mbretnija ma e madhe e Ilirvet ndën Mbretin Bardhyl.Mos ta harrojmë se ka historianë që jetën shtetnore të Ilirvet e çojnë qysh në shekullin XII,pr.Kr.
…Më 385 Bardhyli mundi mbretin Amintas të Maqedhonisë,ia pushtoi pjesët perëndimore të shtetit dhe detyroi të paguante haraç .Filipi i II e mundi Bardhylin dhe i pushtoi të gjitha krahinat deri në Ohër tue i aneksue në shtetin e vet. Mbas vdekjes së Bardhylit,shumë fise u tërhoqën në jetën lokale dhe kështu filloi bjerrja fatale e Ilirvet.
6.
…Dardanët: Koncepti që ka dhënë për këtë fis ,prof I. Kelmendi.
…”Ndër fiset e Ilirvet,ma i madhi qe fisi i Dardhanevet. Vendi i tyre ishte Kosova e sodme deri në Nish dhe në Jug, në Vardarin e Sipërm deri në afrësinat e Manastirit.
Kryeqyteti i Dardhanisë ishte Shkupi i cili quhej atehere Skupi(Scupi).Vihej në dukje bukuria e gravet të tyre. Edhe sot ka mbetë në Kosovë e në vende të tjera,kur duen të ekzaltojnë bukurinë e ndoji femre thonë:”Qenka si Dardhane”…
Jo rallë e ndien njeriu ketë krahasim në raste të tilla në Greqi,ku sigurisht ka mbetë qysh prej kohnavet të lashta.
…Luftëtarë: Dardhanet përmenden si luftëtarë të mirë dhe rezistenca e tyre kundër maqedhonasvet e romakvet asht e ndigjueme.
…Detarë të zotë: Ilirët kanë qenë të zotëy edhe si detar.Tregtia e grekvet në Adriatik pësonte dëme të mëdha .Për të siguruar tregëtinë,grekët e ftuan Romën për ta qetësue Adriatikun nga ilirët.
…Luftërat me Romen: Në vjetin 228 pr Kr u pa zbarkimi i parë i romakvet në Iliri,që sundohej asi kohe në pjesë të madhe prej mbretëreshës Teuta.Lufta nuk përfundoi me nji a dy beteja, por zgjati ma shumë se dy shekuj.Më 168 pr.Kr. konsulli romak Lucius Anicus kaloi si rrefe nëpër Iliri dhe pushtoi Shkodrën dhe në kalanë e saj zuni rob mbretin Gencius të cilin bashkë me të shoqen Etlevën dhe dy të bijtë e dërgoi në Romë,për të stolisur kthimin e tij trimfal.
…Mbas këtij suksesi Ilira u shpall provincë e Romes.Por në realitet lufta nuk pushoi aspak. Ilirët bëjshin vazhdimisht kryengritje.Sa pushonte a shtypej në njanën fishkullonte në tjetrën.
…Ma e njoftuna është kryengritja e kryesume prej Batos e cila qe përhap në krejt Ilirinë. Kjo lëvizje e mnerrsheme përmendet me emnin :“ Bellum Batonianum(6-8 mb Kr.).Luftërat me ilirët.Romakëve i kanë kushtue shumë shtrenjtë si në njerëz ashtu edhe në material. As nji popull nuk i ka qëndrue fuqivet të saja aq sa i kanë rezistue Ilirët. Ma vonë kur në Iliri u stabilizua qetësia,ilirët i suallën Romës edhe shërbime të konsiderueshme .Lagjionet më të mira ajo i rekrutonte në Iliri dhe gjeneralët Ilirianë luftuan në Britani,Rhin, dhe në Eufrat.
Nga katundarët Iliriane dualën edhe perandorë si: Claudius, Aurelian,Probus, Dioclecian, Maximian, Konstandini i madh…
Zbulimet arkeologjike dëshmojnë: Për të mujte me formue një ide të qartë mbi qytetnimin e ilirvet nuk janë të bollshme në dokumnetat e shkrueme.
Por zbulimet arkeologjike në Bosnje,Dalmaci e Kroaci na apin prova binëse për qënien e një qytetërimi të naltë ndër ilirë.Për të kursyer fjalët po përmendim një pjesës nga enciclopedia Britanica.
…Në Bosnje,banesat e liqenit në Butmir, vorrezat e Jezerinës e të Glosinac si dhe vende të tjera kanë ruajte orendi prej guri dhe prej brini,zbukurime prej bronxi e prej hekuri, armë etj si dhe sende ma të vonshme prej argjendi,teneqeje,qelibari e madje edhe prej qelqi.
..Të gjitha këto na tregojnë periudhat e ndryshme të qytetërimit primitiv të Iliranvet qysh prej kohëvet neolithike e këndej.Sidomos kulturat Hallstatt dhe La Tene paraqiten veçanërisht ma së miri.
Po të tilla zbulime janë bamun edhe në Dalmaci e në Kroaci,Slavoni…
Kristainizmi tek ilirët: Prof I. Kelmendi përmend faktin se ilirët ishin ndër të parët popuj në Evropë , që erdhën në kontakt me Kristanizmin. Në vitin 53 Shën Pavli predikoi Ungjillin ndër ilirët.,ndërsa 4 vjet më vonë nxënësi i tij Titus.Ne shekullin e V-VI,Durrësi dhe Nikopoli u bën qendrat më të forta të kristianizmit në Iliri Mbas tyre vinte Shkodra,Tivari. Në kohën e Justinianit Shkupi u bë kryeqyteti moral dhe administrativ i krejt Ilirisë.
7.
…Studimi i prof Ibrahim Kelmendit përvijohet me principatat dhe mw tej për gjenzene tone dhe ardhjet sllave ne Ballkan me periudhat e mëvonshme që zënë vend në historinë e këtij kombi të hershëm, sa vet kontinenti ynë.