INATI I STINËVE-Urim Mezini


INATI I STINËVE

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe pemë

S’e di,por Pranvera sivjet,u duk si e sëmurë

Edhe sythat e pemëve,çelen me pendime

Koha në tërësinë e orëve,dukej rrëmujë

Pranverë e vështirë,pa shumë përjetime

Me Dimrin grindeshin,ishin përherë në luftë

Për Diellin Hënën e Yjet, ziheshin ditë e natë

Dimri,s’i linte,mundohej t’i fshihte e mi zhdukë

Ndërsa pranvera tër’ kohën e shihte me inatë

N’luftë e sipër, Dimri kishte më shumë fuqi

Filloj të sillej me mllef e dhëmbët të tregoi

E bëri Pranverën të dridhej në ftohtë e në shi

Dhe inatin me të,shumë gjatë e vazhdoi

Dëgjo këtu,iu hakërrye e flokët iu çuan përpjet’

Unë e di që ty të duan e të pëlqejnë më shumë

Mos m’shit mend,se t’bëj të flesh gjatë me ret’

E mos të dëgjoj kurr’ më,që je më e mirë se un’

Urim Mezini Torino Itali

18/03/2023

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 256