Itaka e pritjes!
Në shpinë mban barrën e kohës së shkuar
Një peshë që ngadalë e ka lodhur
Një përzierje e hidhur e durimit dhe dëshirës
Nën pluhur e gur një qetësi e brengosur
Të shtrirë në karvanet e vetë kohës
Në labirintin e mendimeve një zemër nuk ndalon
Në vetminë e pritjes gjeti forcën e tij
Për të arritur Itakën që shumë e mundon
Nadalësohet koha si një libër i palexuar
Një buzë e tharë në varkën e mendimit
Një këmbëngulje e qendrueshme në këtë zymti
Pritja një figurë, i mbijetuar është guximi
Në fund të kësaj Odiseje ku hapat nisin ngadalë
Gjendet forca në fragment e bashkuar si parim
Një uragan i brendshëm, një dallgë pa breg
Në rrënjët e shpresës së thyer qendron një shpirt.