Ja ku jam!Mirela Lipo


Mund të jetë një imazh i 1 person, pardesy dhe xhaketë me kapuç

Ja ku jam!

Ja ku jam ,nen hijen e pemes,

ku renkimi i eres me flet.

Ne cdo gjethe, nje kujtim,

nje histori e jetes qe s’ka mbarim.

Ja ku jam ,ne stinen e arte,

ku dielli perqafohet me token,

kujtimet fluturojne si zogj

Ne kete hapsire zemra me

ndalon.

Ja ku jam, ne kete udhe,

ku cdo hap me sjell afer teje,

dhe natyra me thote ne heshtje,

jeta eshte nje udhetim, nje kenge e perjetshme.

Ja ku jam ,ne kete drite te bute,

ku cdo rreze me perkedhel fytyren .

kujtimet e stineve te kaluara ,

me percjellin,

Si nje melodi e njohur .

Ja ku jam, ne kete hapesire ,

te gjelber.

ku era, me sjell aromen e tokes.

c’do gjurme e natyres me flet,

per nje jete qe rrjedh si lume i qete.

Ja ku jam, me zemren e hapur,

dhe sy te mbushura, me endrra.

ketu , ne cdo moment te thjeshte.

gjej paqe dhe harmonine e vertete.

Ja ku jam, me zemren plot dashuri ,

dhe shpresen ,qe kurre s’do te shuhet.

Ne cdo stine nje fillim i ri, Simfoni e natyres ,

qe na shoqeron cdo dite..!

Nentor 2024.

Mirela Lipo.!