Jam…Dori Camaj


Poezi

Jam…

dhe në çdo gurë trotuarësh,

hedh një këmbë

gjithnjë ndryshe…

Një hap zvarritës,

i një dëshire të mbetur në grykë,

se atë ditë s’kish diell…

Më gjen një gjysmë rreze

e hapin e bën gjeth’…

Jam…

e lagur, ngjitur kurmit

këmishë mendimesh

hieroglife të pa zbërthyera..

Mund të jetë shí,

ndoshta djersë e një gushti të vonuar

që harron të hap një ombrellë…

Mundet…

E megjithatë Jam…

zig-zakeve të gurëve që zhyten tokës

e botën mbajn mbi shpinë..

Fyell këmbët e mia

që tinguj lëshojnë flladeve t’pranverës,

baltosen pllakave që s’i binden

peshës,

e dimrit stërkala gulçojnë,

e digjen zhegut t’gjinkallave

t’pa puna…

Jam…

e askush s’e di

që dikur kam qënë…

N’at’botë,

veten,do e marr me vete…