Jeta e artistit jashtë ekranit si një udhëtim i dyfishtë!
Filmat janë në modë, publiku dëshiron shumë aktorë të gjallë në skenë. Çarli Çaplin.
Libri “Të fshehta jashtë ekranit”, i mjeshtrit të Madh Mevlan Shanaj me parathënie të artistit dhe regjisorit Kujtim Çashku, ku ndër të tjera thuhet se autori na sjell një qasje kaleidoskopike përmes kujtimeve, por edhe analizon shkëputjen e individit nga anonamiteti i vet, (f.7)duke e quajtur atë një “emigrim emocional”!
I teti në bronx, si autor dhe artist erdhi këtê herë te publiku krejt ndryshe dhe krejt befasues me hapjen e parë të fjalës dhe të një ëndërre ku aktori dhe shkrimtari vihen përpara një dueli. Ku kinemaja për aktorin ishte fati i tij i jetës dhe pse studimet e para i nisi në mjekësi por që jeta të sjell përpara peripecish dhe vete jeta që bëhet për këdo si një film. Një film që lind tre herë thote Mevlani (fq 35) Së pari në letër, në skenar, së dyti gjatë xhirimit dhe së treti ne tavolinën e montazhit.
Libri i tij vjen me kujtime, rrëfime miqsh dhe me duket po aq se edhe në libër ai ecën aq qetë por i sigurt si e shikoja shumë vite me radhë tek kalonte në rrugën e dibrës , vetëm, kokëulur dhe me nje bukë në dorë! Kjo ndodh me njerëzit qe janë plot me veten. 60 vjet që udhëtoj në rrugën e magjishme dhe të lodhshme te artit, ndoshta si asnjë rrugë tjetër shprehet autori. E nga viti 1969 nuk jam shkëputur kurrë nga ekrani thotë ai. Kam pasur frikë të dal para publikut. Dihen që të vërtetat shprehet ai nuk para thuhen nê jetë as perballë, as në art, as në politikë. Sinqeriteti i autorit të ve përpara përgjegjësisë. Sot kritikat më të rrepta i kam nga bashkëshortja ime thotë autori. Por ne letrën e saj ai e cilëson: Natashën nje grua e përmasave të mëdha.
Para pafundësisë së morisë në modelin njerëzor, si një mision i artistit, objekti që është gjetja e strukturës së librit të pavarur, me histori të ndryshme ku çdo personazh përbëhet nga elementë universalë dhe kjo është ajo që i bashkon në tërësi me shkrimtarin që ka hyrë lehtësisht në jetën e të pëzgjedhurve, brenda njësisë si një kërkim në kohë për realitetin që manifeston. Sekuencë ngjarjesh, veprimesh, dëshirash njerëzish që e rrethojnë shkrimtarin në aktin e një rrëfimtari por edhe një eksplorim të marrëdhënieve njerëzore. Raportet e krijuara me personazhet janë linja e mendimit të një stili që pasqyron individualitetin e secilit. Duket se në ” kanavacën”e tij të shkrimit ai “pikturon “, solidaritetin me të përzgjedhurit, në një krahasim kohor.
Më shumë se një mbështetje e thjeshtë e instrumentit si një paratekst që shndërrohet në një moment rrëfimtar, autori Mevlan Shanaj krijon një vepër hibride që kërkon të zhvillojë, një ligjërim kritik të kritikës që të çon në teknikat e të shprehurit si shkrimtar.
Ky libër është një ndikim në procesin e krijimit letrar që i referohet 50 artistëve si një ndërveprim me disiplina të reja të karakterit të artistit jashtë dyerve të skenës. Artisti tregon një eksplorim ndryshe në veprën e këtyre 50 personazheve të zgjedhur si një kërkim i vazhdueshëm për rinovim estetik me ndërveprim në disiplina të reja. Objekti i këtyre personazheve seriozë që “kërkonin autorizim për të folur” si Kadri Roshi, janë vepra që ai i rindërton si tregimtar në besime të dhe në disiplina të reja sot. Ky libër kërkon të përfaqësojë një ëndërr të re krijimtarie, nga pikëpamja e jashtme formale e ekranit si një person në nivel tjetër apo si një metaforë për udhëtimin brenda personit. Një udhëtim përpara se të kaloni hapësirën për të zbuluar, eksploruar ose njohur sekretet e transmetimit relacional jashtë kamerës. Udhëtimi funksionon si rastesi ose fat edhe si një rrëfim historik i eksperiencës dhe kërkimit brenda karakterit njerëzor të figurave me emra të njohur si Sandër Prosi, Pandi Raidhi, Mihal Stefa, Pirro Mani, Margarita Xhepa, Xhanfise Keko, Drita Agolli, Bexhet Nelku, Kristaq Dhamo M.M, ( metafora ;-truri i filmit Shqiptar, ku çdokush e ka takuar në jetë, kujton kulturën, urtësinë, mençurinë, kujtesën fenomenale dhe krenarinë e madhe për Dhorkën), Kujtim Cashku, Bujar Lako, Vangjush Furxhi, Kadri Roshi, Yllka Mujo, Dhimitër Anagnosti të cilin e cilëson sa shqiptar, aq edhe në nivele ndërkombëtare. Ishte mjeshtri i ndërtimit të karaktereve shqiptare, dramaturgu i psikologjive të ngarkuara emocionalisht (” Malet me blerim mbuluar”, “Lulëkuqet mbi mure”etj etj. Dhimitër Anagnosti e ka vulosur Shqipërinë në çdo vepêr të tij….f. 111
Çdo tipar i ri i sjellë nga artisti, ekziston falë gjurmës së së tërës që qëndron mbi të dhe vetëm shpreh emocione nga memorja e tij, e më tej pasqyron të gjithë figurën. Brenda veprës ajo që është e rëndësishme është se secili sheh në këtë vepër dy nivele, botën e përshkruar dhe botën e vetë-imazhit të heronjve të përzgjedhur. Përmbajtja dhe forma zbatohen në fusha të ndryshme të njohurive të autorit që shërbejnë për të përcaktuar aspektet thelbësore të jashtme dhe të brendshme të qenësishme në të gjitha fenomenet e realitetit. Ky koncept i pastër i përgjigjet nevojës së njerëzve për të kuptuar personalitetin e vetë artistit dhe personazhet e tij. Koncepte që i shërbejnë formës së jashtme nga thelbi dhe kuptimi i brendshëm, pra i përgjigjen impulsit të ndërgjegjes njerëzore. ( Mëkimi i nënës më ka lënë si bekim dashurinë, për njeriun!) Forma është organizimi i imazhit të objektivit të artistit, i përcaktuar prej tij si një individ jashtë ekranit. Dhe vetë përmbajtja, e cila është po aq e nevojshme sa edhe fenomeni i ekzistencës. Ky libër është një model efektesh emocionale në kujtesën e artistit që përmbledhin variacione në funksionim të kujtesës por edhe një dritë të induksionit të humorit me disponim pozitiv. Përmes modelev të pëzgjedhura dhe të prekshme nga artisti që autori që krijojnë strategji të ndryshme dhe faktorë si emocion, njohje, kujtesë etj dhe i gjithë libri mbështetet këtë hipotezë njohëse të një induksioni emocional. Ndihesh mirë në libër, si në një film pas filmi në një udhëtim të dyfishtë i ardhur si një formë e shtrenjtë terapie për lexuesin.
*****
E falenderoj mjeshtrin e Madh dhe njeriun e paqes Mevlan Shanaj dhe i uroj jetë të gjatë e të lumtur pranë njerëzve të zemrës. Gëzuar një Vit të Ri krijues e të lumtur në familjen tuaj krijuese.