Jeta-Ferit Toma


Jeta

Jeta është një sfidë e vërtet,
Me malore dhe tatëpjeta,
Të dal aty ku nuk e pret,
Kjo është jeta…

Jeta është një botë jallane,
Mbushur plot ligësi,
Është burr i veshur me fustane,
Është edhe një e ëmbël fantazi…

Jeta është edhe e bukur,
Kur di ta jetosh,
Në krahët e një mashkulli të denjë si një flutur,
Ëmbël e ëmbël të flatrosh…

Jeta është jetë dhe vdekje,
Është një rrug e shkurtër por dhe e gjatë,
Është një epsh i bukur një prekje,
Netëve të gjata në të ëmblin krevat…

Jeta ësht një e bukur zanë,
Që del netëve nëpër kroje,
Ësht stuhi dhe tramundanë,
Ësht i mjaltë ëmbël bletë në hoje…