Në këtë jetë akoma shpresojmë,
nuk durojmë mbi kurriz kamzhik,
Ku gjarpri mundohet të kafshoi,
Jeta e njeriut,ndodhet në rrezik.
Boll kemi vuajtur në kohën burg,
ne duartê si byzylyk ca hekura,
të mbyllur e izoluar si njé murg,
ca ëndrra,nê skeletet e vdekura.
Tharë lotët nê buzët e zhuritura,
Liriné kërkonim se gjetëm dotë,
për shumê vite atë e kemi pritur,
Luteshim,e kêrkonim tek ty o zot.
Se shijuam dot lirinè e shkurtër,
për ne sfidonte çudiné e madhe,
na rrëmbyen ujqërit, rininé e bukur,
mbi djersën toné hidhnin valle.