Ji dashuri-Gladiola Jorbus


Mund të jetë një imazh i 1 person, Pantenoni dhe Partenoni

Nën qiell t’ irnosur

nga baruti i fjalëve.

Krateret e dhembjes

vullkanet rizgjojnë.

Nga Zoti vijmë.

Të gjithë…

Drejt Zotit shkojmë.

Unë jam Eva,

jam molla e ndaluar.

Unë jam buka e shpirtit.

Jam uji i qashtër

që verë u bë.

Një mjegull e dendur,

një lule tetori.

Jam flladi i majit

që bëhet lëkurë.

Jam nata e gjatë

që hijet mbyt.

Jehona e shpirtit

në agoni.

Fjala që ngjizet,

e flet me diellin.

Dhe fluturon

në përjetësi.

Nga Zoti vijmë,

drejt Zotit shkojmë.

Morali i jetës:

Ji dashuri!