Jo çdo shteg të nxjer në udhë-Myrteza Mara


Jo çdo sy e shikon dritën,

Ka që natën vetëm shohën;

Jo çdo plumb e vret frikën,

Disa frikën nuk e njohën.

Jo çdo buzë di të buzëqesh,

Ka dhe buzë që vrer vjellin;

Jo çdo zjarrë është i nxehtë,

Ka dhe akuj që të djegin.

Jo çdo shteg të nxjer në udhë,

Jo çdo ditë ndrinë vezullime;

Ka lumenj që nuk kanë urë,

Ka dhe netë që s’kanë agime.

Jo çdo vjershë është poezi,

Qoft e shkruar dhe me ar;

Poezia është shenjtëri,

Mjalt i dashurisë së parë.