JO SE MUA MË THONË-Nexhat Nallbati


JO SE MUA MË THONË

Një parim në jetën time gjithmonë kam patur,

Në të folur dhe në të shkruar,mos nxitohem kurrë,

Kjo më ka ndihmuar të jem sa më i pavarur,

rruaj qetësinë,të mos flas e shkruaj shumë e për lumë.

Nuk mund për diellin çfardo të shkruash ,

As për Hënën gjithçka të thuash,

Për to flasim e shkruajmë diçka ,

I shohim çdo ditë e natë,jetojmë me t’a.

Mund të ndodhë, si për çudi,

Përkohësisht të mos shihet dielli,

Por kur Hëna del përpara tij,

Sheh bukurinë e një eklipsi.

Qielli është i kaltër ,jo se mua më thonë,

Unë e shoh atë çdo ditë, deri natën vonë,

Mali është i lartë, jo se mua më thonë,

Unë e shoh bukurinë e tij, veshur me kurorë.

Një femër është e bukur, jo se mua më thonë,.

E shoh nga sytë ,që asaj i xixëllojnë,

Tek njeriu një gjë nuk shihet dot kurrë,

Bukuria e shpirtit, që të mundon shumë.

Një poezi është e bukur ,jo se mua më thonë,

Atë e lexoj vetë, në çdo varg e shkronjë,

Fjala që del nga goja ,bëhet pis jo se më thonë,

Por atë e dëgjoj me veshë, kur del nga një gojë.

Nexhat @ Nallbati