“KALORËSI”
Uragan mbi oqeane, i zhgenjyer
Galopante udha e kalorësit mbi kalë,
U gjunjëzua kali nga stuhi e madhe, i dhembshur,
Ra prej tij kalorësi, dallgë me shkumë e shpëlanë.
U ngrit kalorësi fytyren e kalit përkedheli,
Dhe krifës krenare së tij fytyrën mbështeti, e puthi,
Anoj kokën kali pranë kalorësit,
Syve të tij e kalit loti i dhimbjes pikoi.
Uragan mbi oqeane, e derte, absurde,
Galopante mbi gjunjët kali forcën peshoi,
Kalorësin e sfilitur shkumës së dallgëve,
Mbi shalën një peshë e rënde, e madhe gulçoi.
Marrëzi e jetës, përpjekje, fshikullon uragani,
Zërat e erës dridhen, kali galopon ngadalë vrapin.
Me zemer te thyer, dallget e stuhisë kraharorit,
Durimi i kalit që mbajti mbi shpinë uraganin.
( U tjetërsua jeta, kalorësin s’e tradhtoi )
( Te qash, të dëgjosh, të heshtësh fatalitetit )
( E gjithë jeta varet e dëshiruar nga instikti )
( Rengima e kalit i buçiti në zemër kalorësit )
– Adelina Mina –
03.01.2025