Këmisha në sundukun e vjetër
Kisha vita pa shkuar në fshat,
Dhe kur kam vajtur nuk jam futur në shtëpi,
Mendoja se kanë mbetur vetëm muret e vjetra,
Pa gëlqere, pa frymë,pa njeri.
Mendoja gjithmon që smë lidhte gjë,
Që çdo gjë kishte mbetur një kujtim,
Dhe pse e dija që diku në shtëpi,
Gjëndej një sunduk pa gjë ,brënda tij.
Diçka e brëndshme më shtyhu të futem,
Nga kurioziteti sundukun të hap,
Zgjata kokën mos dicka do shihja,
Kur papritur pash këmishën time ngjyrë kafë.
Kam qënë shumë i vogël të mbaja mënd këmishën,
Mirpo e kisha parë në fotografi,
Si gjithë Shqiptarët e kishin e prindrit një foto,
Kur djalin e vogel kishin veshur me këmish.
Shtrengova këmishën fortë në duar,
Te gjoksi e afrova plotë nostalgji,
Një aromë të vecant papritur e ndjeva,
Akoma mbarte aromën kur isha fëmij.
Nga tradita nëpër sunduqe,
Janë ruajtur gjërat më me vlerë,
Por unë kurrë se mendoja,
Këmishën time ngjyrë kafë të gjej.