Kënga ime fluturon përmbi qiej të askundit…Leonard Pipa


Kënga ime fluturon përmbi qiej të askundit,
Lahet lyhet nëpër diej pastaj shuhet tej përfundit!

Sa lëngon si zog pa pëndë poshtë nën gurin e vetmisë,
E var kokën majëshkrepi nëpër hon ti japi sisë…

Në u ngjalltë…se do të ngjallet, atij terri flokë rënë,
Zjarr si ëndrra do kallet do të ngrihet shpresës ndënë.

Prapë do digjet do përdigjet nëpër kuq e nëpër zi,
Gjersa buza në qeshor ty të piqet si qershi.