Këto vargje janë si një buqetë profesori ynë i nderuar…Lutfi Mema


Profesor Shabani, diell i pashuar,

s’ju harrojnë ju breza të tërë,

se ju na dhatë dritë e na mësuat,

hapët dyert e botës së gjerë…

Profesor Shabani, sytë ju ndrinin,

kur ne përvetësonim gjuhën shqipe,

i gëzuar ju pas çdo provimi

fluturonit majave me shqipet..

Profesor, na shpjegonit rrjedhshëm,

gjak në dej rridhte dituria,

jeta juaj ishte vetëm shkencë,

ju kishte mbuluar mençuria.

Rrënjët lashtësisë i zgjatët thellë,

në kërkime ju nuk reshtët kurrë,

gjurmuat, dhuruat ju çdo perlë,

syri juaj nuk u ngop me gjumë.

Gjetët lashtësisë shtigje shkencore

mbi rrënoja vitesh duke çarë,

në laborator i përpunove,

në shkencë mbetët flakadan i rrallë…

Rrënjët i ndriçuat gjuhës shqipe

madhërishëm u ngritët si mal,

lëvruat ju gjuhët ballkanike

dhe ndriçuat si ylli polar…

“Origjinë të gjuhëve ballkanike”

ta kërkojnë Akademi e shtete

me çdo çmim, në çdo gjuhë përkthyer…

Poliglot, ti vetë i përktheve…

Në shkencë rrahu gjithnjë pulsi juaj,

latë një pasuri monumentale,

në mendje e kemi këshillën tuaj:

“Të përsosim gjuhën tonë letrare!”

Punë madhore, ngarkuar në vite,

kjo këmbëngulje qe e pandërprerë,

në shkencë prinit, hapnit shtigje drite,

ju zbulonit të reja me vlerë…

Në mendje na rri portreti juaj,

në malin me libra i mbështetur,

edhe pse në gjendje të rënduar,

sy e mendje në shkencë janë tretur…

Zemra ju pushon një ditë papritur

dhe Akademisë i ra tërmet,

u ndave nga jeta mendjendritur,

shpirt i bardhë e zemërgjerë det…

Oh, të gjithë duam që të shkruajmë,

ngjyejmë penën ne në lotët tanë,

profesori ynë i paharruar,

jeta juaj ishte det me dallgë…

Ju flamur në altar të shkencës

do qëndroni në pavdekësi,

vepra juaj do rizgjojë breza,

rrezatoni Ju në lartësi…

Profesor Shabani, NDER I KOMBIT,

me ju po krenohet Shqipëria,

gjuhëtarët ju do t’i drejtoni:

kështu shkruan profesor Demiraj…

Buron koha, ikin ditët, netët,

humbja juaj ne na ka lënduar,

këto vargje janë si një buqetë,

Profesori Ynë i Nderuar!…

Personalitet i Shquar i Arsimit Kombëtar,

ish-student i Profesorit Shaban Demiraj.

Komente:

“Vargje plot dashuri, vargje plot masazhe.

Poezitë e profesor Lutfiut të mocionojnë për forcën e fjalës, për personszhet që mbart. Urime profesor i nderuar!” 🙏🌹🙏🌹(Ilia Bombaj)

“Nderim dhe respekt për veprën e pavdekshme të profesorit të nderuar Shaban Demiraj.Urime prof.ynë për vargjet!” (Ilia Seferi)

“Respekt dhe nderim për profesor Shaban Demirin dhe për ju profesor Lutfiu!” (Muharrem Llakaj)

“Urime Profesor për vargjet plot ngjyra, respekt, dashuri, vleresim për ish- Profesorin tuaj, Akademikun Shaban Demiraj!” (Frosina Vasili)

“Urime Profesor i nderuar dhe respekt pa fund!”🌹🌹🌹(Vaggelio Bucaj Salamani)

“Përkushtim madhështor ikonës së Gjuhës Shqipe, Prof.të shquar Shaban Demiraj!

Ju përgëzoj miku ynë,npoet z. Lutfi Mema! Respekte ju e penës suaj të ndritur! Urime✍️!” (Asllan Myftari)

“Urime dhe respekt, shumë bukur!” (Teuta Kastriot Zekaj)

“Gjithashtu edhe ju keni lënë gjurmë në shoqëri, me shkrimet tuaja, rrënqethëse dhe të ëmbla, profesor Lutfiu!” (Argjir Agoraj)

“I paharruar kujtimi i profesor Shaban Demiraj, nderim dhe respekt për veprën dhe personalitetin e tij, per gjuhën shqipe dhe identitetin kombetar! Respekt për poezinë tuaj dedikuar profesor Shabanit!” (Natasha Llanaj Përpunja)

“Vargje shumë të bukura, urime dhe respekt!” (Marika Kosta)

“Profesor i Nderuar Lutfi Mema!

Mendja Juaj e ndritur ka shkëlqyer si kurdoherë, por kësaj radhe dora jote e fortë, që mban penën Tuaj të artë për vargjet poetike, që shkruan me përkushtim madhështor për PROFESOR SHABAN DEMIRAJ, QË ËSHTË PERSONALITET I KOMBIT TONE, JU Profesor Lutfiu, Dritheroheni para veprës madhështore të profesor Demiraj…, prandaj i shkruan me kaq pasion ketij gjigandi të letrave të gjuhës Shqipe…

Të lumtë, profesor Lutfiu! Urime dhe suksese! Respekte!” (Zylfo Pasha)

“Profesor Lutfi Mema, Obelisk, Pedestal, shikojmë në vargjet e profesorit Lutfi Mema për Nderin e Kombit, Profesor Shaban Demiraj.Nxenesi i tij Lutfiu, nuk harron profesorin e tij. Ai, që hodhi themelet e gjuhës Shqipe, ai që ngriti dhe perfeksionoi gjuhën shqipe, letrare. Me penën e tij Lutfiu, edhe pse i pikëlluar në shpirt për vdekjen e Profesorit të tij, e bën atë të pavdekshëm, i thur dhe ndërton vërtetë nje Obelisk Nderit të Kombit, Shaban Demiraj për të ngelur i gjallë për të gjithë brezat që vijnë pas, për të gjithë mësuesit dhe profesorët e rinj, për të gjithë Kombin, që ka në deje gjuhën e Nenes. Pena dhe intuita e Profesorit Lutfi Mema di të gdhendë në vargje prestigjin, personalitetin, kontributin, por edhe dhimbjen, lotët për largimin nga jeta të profesorit të tij, Profesori dhe Nderi i të gjithë kombit tone… Respekt profesor Lutfiu!”(Harilla Bombaj)

“Nuk është e lente të skalitësh figura të përmasave ndërkombëtare… Nderime për penën tuaj, profesor!” (Gazmir Luljeta Boraj)

“I paharruar kujtimi i Akademikut të Madh!” (Luan Vrioni)