KJO BOTË
Zien kjo botë,
Zien,
E si gaca kërcet
Kur nga zjarri kërcen
Çtju them?
Ca nduken të duken,
E ca nga frika
Fshihen të struken
Ca e ca, flasin ,
E ç’nuk flasin,
Nuk i zë asnjë turp,
Që veç më kot bërtasin
Ca më kot rropaten,
Dhe bëjnë punë me nder,
Se ca te tjerë krenohen ,
Pa derdhur asnjë pikë djersë
Ca, vetëquhen të ditur
E s’kan mend as për vete,
E jo më për të shitur
Ca, jane arrogantë ,
E turickanë me romuze,
Kot më kot fryjnë gjokset,
Se vetëm bëjnë zhurmë
Ca bëjnë paradê veç për bukuri,
Ca të tjere engledisen pa bërë gjë ,
Duke dredhur zinxhirë
Ca ,veçse të perflasin
Dhe të përgojojnë,
Ngaqë s’u dalin llogaritë e tyre,
Të tuat fët e fët mbarojnë
Zien kjo botë zien,
E s’po gjen dot rehati,
Der i mençuri të zgjohet
Budallai do bëjë kërdinë.