Kodra e Kubenit, ngulmimet antike dhe e sotmia e trishtuar-Dr. Selman Meziu


Hyrje

    Vështrojm teje në mugëtirat e kohërave për të nxjerrë që andej  vlerat e trazhgiminë e qytetërimeve. Jetojm sotë kohën e të marrëve dhe të pangopurve që nëpërkëmbin deshmitë historike, vlerat e pa llogaritshme të ekosistemeve pyjore, krijuar nga njeriu dhe natyra duke përdorur dhambët e çelikta.

  Ku janë njerëzit, po mbrojtësit e natyres, po shteti me ligje dhe strukturat e veta mjedisore? Asgjëkundi. Ndaj toka e përmallueme për njeriun e kujdesshëm e të kulturuar qan, loton.

        Kodra e Kubenit shtrihet në veriperëndim të qytetit të Peshkopisë dhe në juglindje të fshatit Kastriot. Vazhdon si kurriz i stërgjatur në zbritje me drejtim juglindor dhe vazhdon në veriperëndim me gjatësi 1,4 km. Fillon në kryqëzimin me lartesi mbi nivelin e detit 584 m e udhës se makinave Peshkopi – Kastriot.  Kjo në një pjesë të saj kalon edhe mbi trasen e Udhës së Madhe Prizeren Ohër (I. Kaca po aty f. 42.  Harta e saj) dhe majtas vazhdon me udhën Peshkopi-Muhur-Burrel, përfunduar ‘’në  shtator të vitit 1939,, (I. Kaca, po aty f. 163). Faqja e kodrës me kundrejtim jugprendimor me sipërfaqe 44 hektar, tanima  pothuajse e xhveshur  me  shkurrëza, njolla gështenjash, pishash të zeza, përball hurdhës së Nures,  dushqe etj. shume pak të zhvilluara në përmasat biometrike.

    Ky shpat pjesërisht ka qene me brezare e mbjellur me rrush pas viteve 1970.  Ndërsa pjesa fundore e kurrizit ku ka qenë qyteti i Lerave dhe më tej Kalaja e Kolës, ka qenë e mbjellur me kultura bujqësore.  

   Ndërsa faqja verilindore e cila ka një pjerrësi afërsisht në 70% e mbulura me llojet drunore si akacje, pisha të zeza, geshtenja  panja, shkoza etj. ka një sipërfaqe prej  9 ha. Një perimetër prej 2053 m. dhe me një gjatësi kurrizi të mprehtë prej 1140 m.  Mprehtësia e tij tregon për formime gjeologjike të reja. Në fundin e saj, ngjitur përroit të Kubenit, ka dhera të hedhur e me pas janë stallat e pularisë ku me tej ka qene fusha e aviocionave rreth viteve 1935-1940.

      Kushdo shtron pyetjen po cilat janë kufizimet gjeografike të këtij kurrizi  me shpate të stërgjatura. Dhe ja çfar na shkruan inxhinieri i pyjeve Zyber Kaba. Nga krahu jugor posht kurrizit të Kubenit ndodhet Lugu i Ferës, ndërsa lugina e përroit të Ferrës sipas hartës (K-34-77-D-d Peshkopia. Botimi 1985).   Pjesa  e sipërme e saj mbi karburantin dhe hotel restorantin R. Doda quhet Hurdha e Nurës. Ndërsa kurrizi mbi atë që vazhdon i tille pothuajse paralel me atë të Kubenit, emërtohet Rrafshi i Varreve (Harta, po aty Bot. ‘85) me lartësi nga 605 m. zbret në 540 m. lartësi mbi det, aty ku kalon udha kambësore nga kurrizi i Zdojanitkurrizin e Kubenit. Në lindje ndodhen Rradasha e Çupit. Poshtë saj quhet Kubja e Xhitezës ose Lama e Kabës. Po nga lindja ndodhet përroi i Kubenit, ose Përroi i thatë (Harta, po aty. Botim 1985).  Nga perëndimi shtrihet udha e makinave  që të çon në fshatin Kadërr. Ajo fillon si degëzim i udhës së makinave Peshkopi – Muhur.  Ku ndodhen toponimet që  shkruan Arkeologu I. Kaca, vendbanimi i Lerave, Kalaja e Kolës, dhe ‘’Dy mullinjt e prishur.,,

   Një udhë kambësore që bashkon fshatin  Brezhdan, kurrizin e Zdojanit, zbret në përroin e Lugje ngjitet në rrafshen e Vorreve, zbret te lugu u Ferës e ngjitet në kuotën ma të lartë të kodrës së Kubenin 578 m. (Harta, po aty. Botim 1985),   zbret te stallat në rrafshen ku kalon përroi i Thatë ose i Kubenit  ringjitet në kurrizin e Kubenit e zbret në veriperëndim te udha e makinave për fshatin Kadërr.

   Po përpiqemi të hedhim ndonjë mendim mbi pëdorimim e kësaj fjale. Kemi një toponim të ngjajshëm në Piqeras në bregdetin jonian,‘’…faleza (element gjeomorfologjik i shkëmbinjëve) e Kubovës… (Akademia e Shkencave, Gjeografia Fizike e Shqipërisë.,,    f. 421, Tirane1991), Kuba shtet nën SHBA. ‘’Kuba ose Bakuba, njerëz, fis, vendosur në  krahinen verilindore të Zairese…,, (Enciclopedia della Geografia. P. 664, Novara 1964). Kuban (Rusia), lum (907 km) ne Kaukaz. ( Enciclop. Po aty. f. 664). Kubi trup gjeometrik. Metro kub, njësi matëse e volumit. Kur mbushim ndonjë enë  me materiale të ngurta ushqimore, përdoret shprehja: ‘’Mos ma mbush me Kube.,, Mund të kemi edhe ndonjë përdorim tjetër.

   Studimi i mësipërm gjeografik shpreh pozicionin e kodrës, kurrizit në vazhdim të Kubenit me dy shpatet që shikojn në drejtime të ndryshme. Ato paraqesin  peisazhe mrekulluese, për nga relievet e kostumi bimor. Bashkësia e te cilave vegjeton në toka shumë pjellore dhe me një pozicionim funksional për turizem dhe pozicionim strategjik të favorshem për fshatrat rreth e qark.  Të gjitha këto shtrojn detyrën e shejtë të brezave që kjo perlë të ruhet e administrohet sipas kritereve shekncore të shkencës së arkitekturës së peisazheve të pedologjisë pra shkencës së studimit të tokave dhe pylltarisë mbi të gjitha.

               Histori qyteterimesh

     Tanima dihet se kërkimet në vendbanimet e lashta në gjithë trevën Dibrane janë shumë të pakta.  Kjo pakujdesi e kobshme ka futur në gjirin e vet edhe Kubenin, ku ne kërkojm të hedhim pakëz dritë, për t’a njohur të kaluaren e sot për t’a ruajtur me kujdes. Gjithashtu po na u krijua mundësia të vazhdojm kërkimet arkeologjike në këto vendbanime të lashtësisë së thellë.  Dhe ja po ‘’gërmojm,, ne librat e historianit e arkeologut Dibran Iliaz Kaca. Dhe ja çfare shkruan: ‘Në Kuben ndodhej fshati mesjetar Kubilan i vitit 1467 (Kubeni). Në fund të Kubenit (këtij kurrizi të mprehtë, por me shpatet me toka të thella) ndodhet vendbanimi i Lerave  dhe Kalaja e Kolës. Vërtet këtu janë zbuluar dy varre me inventar të shekullit të IV (katërt pas krishtit S.M), por janë gjetur  edhe monedha të dinastisë së Koemnëve. Ne fund të Kubenit mbi kalanë e Kolës, ndodhet toponimi ‘’Dy mullinjt e prishur.,, Autori në fund të faqes shkruan Shënimin: ‘’Gojdhëna flet për një qyetet shumë të madh, në Lera, saqë macja shkonte çati më çati deri në Kastriot. Dhe me tej ai e përfundon me kete fjali: ‘’Ne Kuben thuhej se edhe toka  punohej me parmendë floriri.,, ( I Kaca, ‘’Rrugët e vjetra të Dibrës,, f. 51. Tirane 2003)

     Këto fakte tregojn për zhvillime ekonomike e kulturore të këtij qyteti antik.  Pa pretenduar  për përfundime të nxituara po japim shembuj  të tjere drejt ujitjes se pemës së bindjeve mbi këtë qytezë. Lexojmë:

Dëshmi të lashtësisë të ngulmimeve te Kubenit është edhe  ‘’ Ai (varri i Kubenit) u zbulua gjatë punimeve për tarracime (viti 1970) në Çukën, ku mbaron kodra e Kubenit, në të majtë (djathtë S.M) të rrugës automobilistike Peshkopi-Muhurr. Varri ishte me mur prej gurësh të lidhur me llaç gëlqereje. Në varr u gjet  ky inventar:

1-Një pjatë prej balte në formën e një disku me diametër 35 cm….  2. Një tas prej balte në formë trungu konik… 3. Një kup qelqi me diametër 12 cm dhe 5 cm. E fryrë në mes… etj. Varri duhet t’i përkasi kohës antike të vonë.,, (I. Kaca, ‘’Qendra arkeologjike në zonën e Brezhdanit,, (rrethi i Dibrës). Në ‘’Buletin Arkeologjik. N. 4, f. 194. Tiranë 1974)

      Të afrohemi më shumë në kohë, sipas dokumentave të ma vonshme  për të kuptuar vazhdimësinë e jetës gërshetuar me  veprimtarinë ekonomiko shoqërore. Edhe pse ato na japin pak të dhana, janë për t’u studiuar me kujdes dhe marrë si prova të pa mohueshme të vazhdimësisë së jetës edhe pse me rënje ekonomike të theksuara.  Dhe ja lexojm për të hyrë në kopshtin e lulëzuar të njohjes të këtyre qytetërimeve.

       Në defterin turk të rregjistrimeve te viti 1467 kemi këto të dhëna: Dimitri Kalen, Radiç Kafiniçi (Dafniçi); Ifko Mirush (Midoshi); Dabiç Konovi (Konopeci); Nikoll Mirçevi (Kërçoviç)..kanë paguar takse gruri tërshan, taks urusi (beqarie, H. Pernezha). (Z.Gjoni, H. Përnezha, ‘’Dibra në defterët osman (1467.1583).,, f.143-144)  Tiranë 2011.

Në përkthimet e ndryshme nga defteret turk ish fshati Kuben shkruhet në dy forma Kubilan ose Kopilan, i cili nga studuesi A. Hoxha eshte toponimi Kuben (Z.Gjoni H. Parnezha po aty)

       Në vazhdim, po trajtojm deshminë e të qenurit të fshatit Kuben në Defterin turk të vitit 1583.  Dhe ja disa prej tyre: Mustaf Pejo, djali i tij Ali;  Husrev Petko; Husrev Petro; Ali Mustafa: Shirmerd Abdualla, djali i tij Mehmed; Ali Gjurko; Memi Marko; Jusuf Marko; Hasan Jofko; Mahmud Pejo; Nikoll Gjurko, djali i tij Stojan; Boshko Nine, djali i tij  Petko; Pejo Nine; Dhimitër Nine, djali i tij Jovan, vëllai i tij Nikolla; Pejo Petko, djali i tij Pejo; Nikoll Stojan , djali i tij Svetko; Stojan  Efko; Jofko Petko; Danko Nine; Petko Dimitri; Dimiter Petko; Flash (Vlesh) Marko; Petko Boshko…  familje myslimane 10,  familje kristiane 15…,, Paguanin taksa, grurë, musht rrushi, përzierje ushqimesh, tërshërë (Tershan dial di. S.M), mendafsh, perime, derrash,  liri, bletëve dhe taks toke. (Z. Gjoni H. Përnezha po aty.)   

  Fshati Kuben nuk egziston në ‘’Rregjistrimet e sanxhakut të Dibrës. (në vilajetin e Manastirit). Viti 1903,, (K. Frasheri,‘’Historia e Dibrës.,, f. 564 – 573). Tiranë  2019).  Nga studimet e mëtejshme mund të shkruajm se ky fshat nuk njihet, nuk shkruhet për azgjë në ‘’Popullsia e qarkut të Dibres sipas regjistrimit të administratës të perandorisë Austro-Hungarisë.,, kryer në vitin 1916. (K. Frashëri, po aty, f. 588-593).  Dhe më tej akoma në rregjistrimet e popullsisë në: ‘’Fshatrat e Dibrës sipas ndarjes administrative të vitit 1927.,, nuk gjejm emrin e fshatit Kuben si rrjedhoj asnjë fshatar apo familje të rregjistruar.

   Gjithashtu nuk shkruhat asgjë për fshatin Kuben nga konsulli Rus në Manastri  në janar 1862 në relacionin e tij ‘’Mbi shqipërinë dhe gjendjen e vërtet të Turqisë.,, (K. Frshëri, po aty f. 487-506).  Të njëjten gja mund të shprehim për  udhëtimin e J. G. von Hahn  në  udhëtimin e tij në Shtator 1863 në shkrimin me titull:’’Vezhgime në trevën e Dibrës nga  Prizereni në Ohër.,, (K. Frshëri po aty. f.507-562) 

   E njëjta situat, pra nuk shkruhet rreth ngulmimit te Kubenit edhe një rrjesht nga udhetimi I. S.  Jasterbov aty rreth vitit 1879. (‘’Shënime udhëtimi nëpër Dibër.,, në, A Tufa, ‘’Dibra në sytë e të huajve.,, f 231-265. Tiranë 2008).

   Dhe së fundi një fakt tjeter ku del në dritë si fshat Kubeni dhe ja: ‘’Pushteti i tij (Oxhaku i Krahasanit)  feudal shtrihej në fshatrat:Brezhdan, Rashnapojë, Ushtelenxë, Zdojan, Kuben, Corjan, Kishavec, Rreth Kale,  Tomin, Muhurr Luzni…,, (M. Murrja, ‘’Nga antikiteti në Monarki.,, f.111-112, Tirane 2017)  Historiani M. Murrja  i merr këto të dhëna nga autri Dibran Haki Sharofi.

      Këto dokumenta na vërtetojn se fshati Kuben ka patur banor deri në vitin 1774, pastaj nuk dimë në shekujt e ma vonshën se si dalëngadal kjo popullsi është zhdukur në harkun kohor të  një shekulli e dokumentuar në vitin 1903. Ndërsa sipas rezultateve të kërkimeve arkeologjike të pjesshme e të sipërfaqshme ka patur  banor nga antikiteti vonë  e deri në vitin 1774.  Këto përfundime duhen studiuar më tej, nëpërmjet kërkimeve arkeologjike e dokumentave të ndryshme në arkivat e ndryshme të europës  etj. 

Nga kultivimi i linit, të vreshtave dhe deri te pishat.

    Krahas punimeve artizanale te baltës, pra argjilës, pelhurave, etj, popullsia e ketij fshati asht marrë me prodhime bujqësore, si dhe vreshtari kjo dëshmohet bindshëm nga dy defterët e rregjistrimeve të popullsisë në vitet 1476 dhe 1583. Po japim disa prej tyre: Mbjellje  gruri dhe thekre si lloje drithërash kryesore. Mbjellje rrushi, pra vreshtari (musht rrushi-taksa). Mbjelljen e pemëve të manave e rritjen e krimibit të mëndafshit dhe e kulturës të lirit për të prodhuar beze të ndryshme për veshmbathje. Mbjellje kopshtijesh ku mbillnin perime të ndryshme. Rritje derrash për prodhim mishi, sigurisht edhe të bletëve  për prodhim mjalti. Treguesit e mësipërm na bëjne me dijt se popullsia e Kubenit kryente veprimtari të fuqishme bujqësore e zejtarie për tregëtim dhe plotësimin e nevojave të tyre për vazhdimësinë e jetës nga brezi në brez.

    Natyra e këtyre sipërfaqeve prodhuese produktesh bujqësore etj, kur banorët e saj u zhdukën,  apo e braktisën, tokën e veshi me gjithë bimësinë barishtore shkurrore e drunore të zonës bimore e klimatike të gështenjës.  Për arsye të mos rilevimeve të mbulesës bimore, nuk do të japim listën e llojeve përkatese.  Në vazhdim do të krijojm një ide ma të saktë për disa nga llojet bimore që kanë gjetur kushte ekologjike të përshtatshme për t’u zhvilluar pasi u  kryen pyllëzimet për të  mbrojtur tokat në shpate nga gërryerjet.

      Në një program pune për ndjekjen e punimeve në pyje përgjatë viteve 1940-1944 Milicia Fashiste Pyjore italane e shqiptare na japin të dhena për të ngritur një fidanishte në Peshkopi me sipërfaqe, një hektar dhe me një fond prej 6 mijë franga shqiptare.  Gjithashtu në hartën për pyllëzime jepet kodra e Kubenit e kufizuar me vizë jeshile. Brenda saj shkruhet numuri 31  për t’u pyllëzuar gjatë kësaj periudhe. (M. Michelangeli, ‘’Il problemi forestali Albanesi.,, p. 49- 68 dhe Harta : Albania scala 800 000…Roma 1940)

   Sipas disa informacioneve gojore pyllëzimet me pishë të zezë u kryen aty rreth vitit 1942. Inxhinieri i pyjeve Zyber Kaba jep një mendim ma të gjërë duke e futur ne vitet 1939-1944.  Duhet të vemë në dukje se këto pyje artificiale e natyrale janë prerë disa herë.  Mirëpo natyra ka ruajtur farat, rranjët, cungjet e nga ato ka nisur fillesa e jetës bimore mjaft e pasur në lloje, duke ruajtur strukturën llojore dhe mënyren e përzierjes siç e mbolli natyra dhe e ringjalli e përtëriu vet nana natyrë.

 Pyllëzimet e djeshme dhe panelat diellore.

       Më 31 janar të vitit 2023, kur kalova pranë kësaj kodre (Kubeni) mbuluar me pisha etj. pashë dushqe, gështenja e akacje. ndjeva keqardhje të pa përshkrueme. Ishte pamja tundues, friksuese  zgjerimi i udhës në ngjitje për në kodrën e Kubenit me sipërfaqe prej 515 m2 dhe me një gjatësi prej 73 m. Ndërsa në muajin tetor 2024 duket faza e parë e gërryerjeve në trasenë e saj. Kurse mjerisht në skrapatën përgjatë saj dhe shpatet e brendshme të kodrës të lakuriqsuar, po humbin shumë dhé nga veprimi i pamëshirshëm i dukurive natyrore shkatrrimtare. Plagët po i hapen këtyre tokave pjellore. Shtysa e saj, kuptohet i  ndihmuar nga keqbërsi njeri apo shoqëri ekonomike e pa përgjegjshme për dëmet e shkaktuara.

         Po në këtë muaj kur ngjitem në kube-Kuben, shikoi që kurrizi i natyrshëm ishte rrafshuar nga dhamët e çelikta. Pikërisht aty inxhinierat e pyjeve, italian projektuan pas viteve 1940 mbjelljen e fidanave të pishave të zeza. Kështu që  u realizuan pyllëzimet e para në historinë e pylltarisë dibrane.  Kjo mbështetur në dokumentat e gjetura deri më tani.  Sipërfaqja e krijuar, e rrafshuar,  mbi kurrizin e veshur me pisha e shkurre është  rreth  6 dynim.

         Nga informacionet e mbledhura na deklaruan se këtë masakër mjedisore e kishte kryer Ndërmarrja Private e Pularisë për të vendosur panela diellore. Nuk kemi informacion nëse kjo ndërmarrje ka patur leje mjedisore. Mirëpo llogjika, shkencat mjedisore dhe e pylltarisë mbështetur edhe në  ligjet  mbi ato, kurrë nuk duhet t’a kishin lejuar. Një shprishje relievesh në këtë mënyrë, një deformim i till i tyre nuk ka kurrëfarë arsyje.  Ato mund të vendoseshin fare thjeshtmud në rrafshinat përball stallave të pularisë ku ka mjaft rrafshina për të vendosur panelat diellore.  Pra, ne dibranët, pas 84 vjetësh hedhim poshtë pa kurrëfarë arsyetimi  e ligjesh një vlerësim që i kanë bërë kodrës ose kurrizit të Kubenit pylltarët italian dhe shqipëtar.

     Aty ku udha e makinave Peshkopi- Fushe- Muhur zbret nga Rrafshina e Varreve, shpati në krahun e majtë, vegjetojn pisha të zeza, gështenja, akacie, krekëza fletë vogël, dushqe etj.  Kjo përzierje  drurësh pyjor vazhdon edhe krahut të djathtë të Lugut të Ferës,  ku më posht mbizotrojn gështenjat. Mbi të gjitha duken  brezaret me bimësinë e bujshme dushqesh etj. po e mbulojn shpatin duke ju dhuruar një bukuri mahnitëse arkitekturës së peisazhit.  Kjo është arritur se në këto shpate,  në atë me kundrejtim  verilindor dhe vetë kurrizit të Kubenit, janë mbjellur në vitet 1957-1970 (Z. Kaba, kumt më 27.10.2024) me llojet pishë e zezë, akacje dhe gështenja.

  Udha që përbën mesoren e një trekandeshi që ngjitet në rrafshinën e shkretueme, prej 73 m. duhet të shtrohet me kalldram me gur.  Në mes tyre të mbillet me farë bari lloje ndryshme. Të hapet kanali anesor për kullim ujrash, ndërtuar me gur ose prej betoni. Skrapatat mendojm të mbillet me farë bari dhe shkurrëza të ndryshme. Një mënyrë tjetër është ajo me fidana akacje dy vjeçare me qysqi, në mujit tetor nandor.

   Po qe se nuk ndalohet vendosja e panelave diellore përqark rrafshinës të mbillen fidana ligustre, dëllinjë e zezë, thanukla, kulumbria etj. Lartësia të mbahet deri në një metër, duke i krasitur here pas here. Po qe se rrafshina shpëton nga vendosja e panelave diellore, të mbillet rrafshina sa ma shpejt me llojet që tanima  ndodhen aty pranë ose në skrapata.

        Kujdes, vendosja e panelave do të mbledh ujra shirash në rrafshinë që mud të bahen shkak i humbjeve të masave të dheut në shpatet në dy kundrejtimet, pra verilindje dhe jugperëndim. Dukuria e rrëshqitjeve do të shkaktoi dame të pa llogaritshme në pyje e udhët e makinave.

         Në pyjet me përzierje intime ose në grupe, të ndërhyhet me prerje kopshtore. Metoda silvoteknike ma primitive, qeverisja më ekstensive.  Kjo sepese struktura e relieveve dhe përbërja e pyllit na tregojn për t’i dhanun prioritet më shumë pishës së zezë.  Ajo zotëron tregues jetëgjatësie dhe krijon peisazhi shumë më mrekulluese. Qëllimi i kësaj lloje ndërhyreje, venë në qarkullim ekonmik materialin drunor që perfitohet. Ruan vazhdimësinë si përbërje pylli, si bashkësi jetese me të gjitha elementët natyror e kushtet ekologjike.  Ruhen ligjësitë e vetërregullimit, kështu që mbijetesa e pyllit është e sigurt. Kjo mënyrë ndërhyrje silvoteknike ‘’nuk shkakton ndryshime të ndjeshme në strukturën  dhe funksionet e grumbullit si biosistem.,,  Kjo ndërhyrje kryhet vetëm me ndihmën  e një projekti nga inxhiniera pyjesh. Gjithashtu duke vazhduar edhe kryerjen e damkimeve dhe deri në kryerjen përfundimtare  të të gjitha operacioneve teknologjike të prerjeve të drurëve  dhe nxjerrjen nga pylli, ruajtjen e fidanave ripertritës.

 Mbyllje

     Në gjithë vështrimin historik e arkeologjik, sëbashku me gjeografinë dhe bimësinë e këtyre shpateve dhe kurrizeve tregojnë, për vlerat shumë të çmueshme të kodrës, ose gjithë kurrizit të Kubenit në planin e arkitekturës peisazhistike, pozicionimin në lidhje me relievet përqark, si vend pushimi, si pozicion strategjik, si vlerë e pa çmueshme për turizmin. Duke hartuar një projekt nga një grup pylltarësh, arkitektësh, historianësh, arkeologësh kjo sipërfaqe duhet të shpallet  si park gjelbërimi për qytetin e Peshkopisë, me gjithe strukturat e saja te domozdoshme për të kryer këtë funksion, si muze, si histori e si arkitektur peisazhi ku shkrihet në një, vepra e njeriut dhe e natyrës.

Prandaj kryerja e rrafshinës mbi kurrizin duke prishur vëllazërimin e  bimësise artificiale dhe natyrale, strukturën e relieveve me vlera historike e strategjike, është një krim mjedisor shkatërrimtar që duhet dënuar dhe ndërruar si destinacion i përcaktuar për panela diellore.

25.10.2024