Komerç-Valbona Kolaveri


KOMERÇ

Mes dilemash
Ku dhe si duhet të jem,
Në astma kohësh të ftohta idhnake
Mezi po marr frymë

Mbërdhij,
Dhe der në dhimje kockash
Ditët mezi shkapërcej

Nga ku ,
Duhma njerëzish tē pabindur,
Nga asgjëte,
Dhëmbët kërcëllejnē
Drejt manipulimeve

Komerç ,
Dhe vetēm komerç ,
Se sot
Çdo gjë po shitet për dreq

Po nesër..?
Nesër çdo të ndodhë? ,
Nesër asnjëherë nuk i dihet ,
Më mjafton vetēm lirshëm
Të marr frymë.