Korçës-Brixhilda Dede


KORÇËS

Në çardhak, në penxhere, syri i zi, buzëqeshie.

Përmes kangjllash, skulpturash skalitur,

obore lulesh më kanë mahnitur.

Kur dita zë e hapet, bukuri mahnitëse shfaqet.

Kodra e male shumë, parqe që të lënë pa gjumë.

Pashë lumin e Devollit, Prespa më hutoi.

Pashë xhaminë dhe pazarin, artizanatin e korçarit.

Pashë qilimat me motive, argjilë, baltë e dru punuar, dekore me kalldrëm guri shtruar.

Ç’ farë pambuku e shijaku,

të mbështillesh e ftohta mos të kapi.

Se kur fryn veriu shumë, flokë bore derdhen lumë.

Vjeshtë e artë bollëk ka, ç’ do frut që syri të ha.

Nëse doni freskllëk e erë, në Korçë gjendet në pranverë.

Në kërkoni birrë të ftohtë, është e para në Europë.

Rrjedh nga malet ujë i kulluar në çezma guri pa shterruar.

Ç’ do shtëpi në obor një tullumb.

Në qoshe saç për lakrorë,

Me miell misri a të bardhë,

Me dy petë a petëhollë.

Përtej, ..shëtitur në qytet, vetë Gërmenji zë e flet.

Mësenjtore e lice,

Korçë, të gjitha ti i ke!

Qetësi nuk ndihet shumë!

Pashkë, Krishtlindje, Vit të ri, karnavale, festë birre,..

Vllahë, rumunë, orthoksë, myslimanë.

Në një vatër, festojnë e hanë.

Je qyteti i bukurisë, kulturës, dashurisë!

Perëndeshë e hyjni!

Gjithë bota të ka zili!

Lumja unë, lumja për ty!

Brixhilda Dede @