Kosova u gjallërua-Nga Nazif Laçi


KOSOVA U GJALLËRUA

Sot, isha në qytetin e bukur të Ferizajt dhe gjatë rrugtimit vrehej gjallëri e jetë. Vargu i automjeteve ishte i pashkëputur nga veturat e shumta të mërgatës dhe vendorëve. Në të hyrë në qytetin e bukur të Ferizajt, tërë qyteti ishte gjallëruar dhe kishte marrë pamjën e bukur me rini shembullore. Të kënaqej shpirti kur sheh rasën tonë shqiptare me fizionomi mahanitëse, vajza e djemë që nuk i ka bota. Gjuha e bukur shqipe kumbonte kudo (rrugë, restorane, parkinge, spitale, markete etj). Këtë pasuri që na dhuroi i madhi Zot, duhet cmuar, ruajtur e respektuar. Jemi kombi me histori e kulturë antike që i dham njerëzim shumë vlera gjatë historisë. Por, bota nuk na cmoi sa kemi merituar, sepse na injoruan, pushtuan e coptuan trojet e bukura arbërore. Kam bindje dhe shpresë të madhe se rinia e jonë e shkolluar dhe edukuar do të angazhohet me tërë potencialin e saj për bashkim, zhvillim dhe prosporitet të shqiptarizmit.