Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
“Krushqitë janë të ngrirë”-Gëzim Llojdia

“Krushqitë janë të ngrirë”-Gëzim Llojdia

Djali nga Kosova dhe vajza nga Serbia

Gëzim Llojdia

1.

Nëpër fusha, deri në hapësirën ku llapashiten valët, kishte rënë nuri i vjeshtës. Ishte një vjeshtë e nxehtë. Vetëm në perëndim, kur disku i diellit zhdukej pas Karaburunit, ndihej një puhizë e lehtë deti.

Është dita e tretë që rri te hyrja e parkut arkeologjik. Shikoja përtej xhamave, kur ushtari i postbllokut të Pashalimanit më tha:

-Drejtor, ke shumë vizitorë sot.

-Interesantë, -shtoi ai.

-A e sheh atë çiftin e bukur, që duken si zogjtë e liqerit?

Djaloshi është nga Kosova dhe e fejuara nga Serbia.

Ai ua ktheu pasaportat duke qeshur dhe duke i parë drejt në sy. Për të hyrë në Pashaliman, ku brenda bazës ushtarake ndodhet edhe parku arkeologjik, duhej të ishe i pajisur me pasaportë.

… Njëherë, aty pranë bazës, erdhi zyrtari i larte i qeverise në vitin 2007, dhe tha se postblloku do të hiqej.

Ia përmenda këtë kapiten A.Mecollarit, duke i thënë se heqja e postbllokut do ta lehtësonte hyrjen e turistëve, të cilët kufizoheshin nga kjo pengesë ushtarake.

Por Arturi, i zgjuar, m’u përgjigj shkurt:

-Nuk hiqet.

Unë këmbëngula, se kështu ka thënë zyrtari me i larte i qeverise , por Mecollari m’u kthye:

– E di si hiqet.

-Si?

– Nëse ke ndonjë mik në Bruksel dhe i thua ta heqë postbllokun…

– Ku ta gjej unë mikun në Bruksel?!

-Epo, vetëm kështu hiqet, – tha dhe qeshëm me lot.

2.

Por qeshja m’u shua shpejt. Sytë më mbetën te çifti i ri, që ecte ngadalë drejt parkut, duke u mbajtur për dore, sikur çdo hap të ishte një provë guximi. Në duart e tyre pasaportat dridheshin lehtë, jo nga era e detit. Por nga pesha e emrave që mbanin brenda: emra qytetesh të djegura, fshatrash të boshatisur, varresh pa zë.

M’u duk se pashë gjithë Ballkanin të shtrirë mes tyre, si një plagë që ende rrjedh.

Një postbllok i padukshëm i ndiqte kudo më i rëndë se ai ushtarak ngritur nga urrejtja, frika dhe kujtesa që nuk di të falë.

Krushqitë janë të ngrira, mendova, sepse zemrat tona janë mësuar të rrahin me dyshim.

Deti përballë mbante frymën. Gurët e lashtë dëgjonin, si gjithmonë, pa gjykuar. Dhe unë, për një çast, u ndjeva i pafuqishëm përballë dy të rinjve që po bënin atë që historia nuk pati guximin ta bënte: të besonin. Ndoshta dashuria nuk i shkrin menjëherë akujt e shekujve, por i çan ngadalë, me dhimbje, si uji që gjen rrugë edhe në shkëmb.

Kur ata u zhdukën mes rrugicave të parkut, më pushtoi një trishtim i ëmbël. Më dukej sikur po largohej një shpresë e brishtë, e pambrojtur, dhe askush nuk i kishte dhënë as një shall për ta mbuluar nga të ftohtit e historisë.

3.

Një ditë tjetër erdhi një gazetare. Donte të filmonte nëndetëset që ende rrinin të heshtura në pankinat e tyre, në gjirin e mbrojtur, si kafshë të lodhura hekuri. Ishte, më duket, viti 2008. Dikur, këtu kishte qenë baza e Traktatit të Varshavës një emër i madh, sot i mbetur si jehonë e ftohtë.

Rusët nuk e kishin harruar kurrë Pashalimanin. Ai u rrinte në mendje si një dhimbje e papërfunduar, si një zë që nuk të largohet nga veshi. Nuk ishte vetëm dëbimi. Ishte mënyra. I lanë të iknin të poshtëruar, me bisht ndër shalë, dhe u morën edhe gjysmën e nëndetëseve. Nga tetë, katër mbetën aty, të braktisura, si trupa pa shpirt, dëshmi e një miqësie të prerë me thikë.

U mbajt edhe lënda djegëse në Radhimë, u mbajt gjithçka që mund të mbahej. Ndërsa ata u larguan kokulur, duke u zhdukur në horizont, drejt visesh të ftohta ku deti ngrin dhe kujtesa nuk fal.

Vite më vonë, në një ditë kur deti ishte i trazuar dhe frynte erë garbi, më molloisi një elektricist i vjetër, që kishte kaluar gati pesëdhjetë vjet të jetës së tij në bazë. Fytyra i ishte rrudhur, por sytë i mbante ende të zgjuar. Kur foli, zëri iu drodh jo nga mosha, por nga frika e vjetër që nuk ishte shuar kurrë.

Ngjarja më e rëndë, më tha, kishte ndodhur në vitin 1988.

Një ushtar, që vrojtonte nga maja e kodrës së Orikut, kishte parë në errësirë një dritë të kuqe që lëvizte ngadalë. Periskopi. Një sy i huaj mbi ujë. Ai nuk mendoi gjatë dha alarmin. Diçka kishte hyrë në gjirin e Vlorës.

– Ç’ne nëndetëse në gji, dhe natën? -kishte shpërthyer pyetja, e rëndë si plumb.

Gjiri u mbush me ankth. Alarmet u përhapën. Tensioni u ngjit në ajër. Një nëndetëse e huaj po lëvizte në ujërat që i njihnim si tonat.

Dhe kush tjetër mund të ishte? Rusët. Ata i njihnin mirë skutat e errëta të këtij deti, që nga koha kur kishim ndarë të njëjtën bazë, të njëjtat harta, të njëjtën frikë. Deti nuk kishte harruar asgjë. As njerëzit.

Atë natë, gjiri nuk flinte. Heshtja ishte më e rëndë se zhurma. Dhe ne e kuptuam se e shkuara, si nëndetëset, nuk largohet kurrë plotësisht ajo kthehet, ngadalë, pa zhurmë, kur mendon se gjithçka ka mbaruar.

4.

Ku ishte fotografia jote e vjeshtës?

Bëja foto, por me një rezulucion të ulët.Ai çifti që më duhej ta quaja si te novela e Kadaresë:”Krushqit janë të ngrirë”.Ishte vërtetë magjepës.

Djaloshi ishte i gjatë si malësorët i thatë dhe me pak mjekërr.Ajo veshur me xhinse ,atlete dhe me një këmishë të hollë me flokë të zeza pis.

-E pashme si hëna ,thonë plakat tona.Mirëpo ne sa dëgjuam emërtimin serbë,për atë vajzën u thartuam në fytyrë.

Djaloshin ,po e shikonim si të topitur.Dhe gjeja e parë që mendonim atë çast ishte se si kishte marrë një serbe, si bashkëudhëtare në jetën e tij.Edhe djaloshi e vrejti këtë fakt.Ndihej në siklet, pas cdo pyetje që mund të bënin ne.

-Unë bëj pjesë atje, tha në Kosovën time. Kam shumë kujtime. Unë kam lindur, siç kanë lindur të gjithë.Unë kam një nënë, një shtëpi me shumë dritare, vëllezër,motra.Edhe ajo ka lindur ca më tej.Ka një shtëpi me shumë dritare të vogla si fringji dhe motra.S’ka vëllezër. Por kishim kimi në sytë tanë.

-Ne i thamë- se s’thamë asgjë në lidhje me këtë.

-Mirëpo- ai tha.

-Ju s’thatë vërtetë,por vetëkuptohet se e gjithë mendja juaj rri te ky fakt.Si ka mundësi një kosovar ,ka marrë grua një serbe?

-Jo,jo i thamë,por dukej, që e vërteta në fakt, s’ishte ashtu.

Mendja, po atje na rrinte sepse na kujtoheshin, masakrat e serbëve përmbi vëllezërit tanë dhe si mundej ti harronim ato?Sa herë ,që që atje përkeqësohej situata,shqiptarët janë gjithë sy e vesh andej.

Fjala ime është .Më shiko në sy.Prano se të gjitha fjalët e tua janë një gënjeshtër.Më shiko në sy.Çfarë na bënë serbët në Kosovë dhe ti nuk je gjë tjetër gjë tjetër ,veç një pjesë e ëndrrave të copëtuara dhe vullnetit të rrënuar. Ti duhet të jesh qëndrueshmëria e nënës,trashëgimia e të parëve, të e ditëve të shkuara dhe e së ardhmes, thjesht të ngrihesh mbi shkatërrimin tuaj, sepse kjo kohë është e të gjithëve.

Vasha pa në fotografi kishën e Marmiroit.Dhe pyeti në gjuhën e sja.Aliu e përktheu.Ai quhej Ali.Tha se kishte dëshirë ta vizitonte meq kishte dëshirë vasha.Shkuam sepse kisha në anën tjetër me një rrugë gropa-gropa anës lagunës. Kisha e Marmiroit në Orikum, gjendet në jug të Pashalimanit, në një kodër veçuar në majë të një kodre, e rrethuar me mure dhe rrënojat e një ndërtese të përdorur për banim. Kisha njihet me emrin “e Marmiroit”, emër i cili del në burimet historike në vitin 1307.

-Ku bien rrugët e bardha,pyeti vasha.

Aliu se kishte haberin fare se cfarë ishin rrugët e bardha.

Aliu se kishte haberin fare se cfarë ishin rrugët e bardha.

Rrugët e bardha.Rruga nga ku udhëtoje Cezari për në Orik, kur mbahej nga Pompeu.Gërmimet në Orik janë bërë në vitin 1956,nga një ekspeditë ruso-shqiptare ku ka dalur teatri me 400 vende.Akropoli i qytetit ka qënë ndërtuar nga gurët e gdhendur në shkëmin e gurëve të Palokastrës.Themele të vjetra banesash,stera uji.Në kohë të qëruar,të kthjellët dallohen qartazi rrugët e qytetit antik në Vallto.Shkuam në kishën si strehë malesh e haruar me sytë gjithë trishtim,një kishë e bardhë.Ç’bënte atje e vetmuar nën qerpikët e mëdhenjë të shkurreve.Si i numëronte ditënetët e saj mes kësaj pyllishteje të shkretuar ?E vizituam dhe ndenjën pak për tu shlodhur.E pyetëm Aliun se çfarë ndjente ajo vasha serbe kur pa kishën.Emocion është energji- tha është lidhje si një pikë me shpirtin dhe Zotin.Dukej që kishte njohuri për substancën e shpirtit.U kthyem pastaj dhe i përcollëm deri te porta e bazës ushtarake.

Aliu na përqafoi ,jemi vëllezër -tha -po i thamë.Gjaku është i njëjtë,veç tokat na i ndanë në shtete.Vasha dëgjoi diçka ndoshta kuptoi sepse ajo jetonte me shqiptarët dhe uli kokën duket u ndje fajtore për çfarë dëgjoi.Nduki buzën e poshtme.Na dha dorën na falenderoi pa masë.Dhe ata ikën në makinën e tyre me targa të Brukselit.Aliu kthehu timon ,ndërsa vasha në vendin e parë na përshëndeti me dorë…

Mirupafshim- tha në, shqip.

5.

Kërkoj një arsye se çfarë i ka bashkuar këtë dy njerëz në një kimi ,por dukej që sëbashku ata ndjeheshin mirë.Aliu shpesh i merte dorën dhe ajo dukej e mikluar. Unë gjykoj dhe shpesh e bënim bisedë, këtë lidhje se si ishte realizuar. Mirpo dhe në ëndrrat e mia ,jam duke ikur nga një luftë. Nga ëndrrat largët.Neprek fytyrat e miqve të mi.Nga endrrat e mia mësoj fytyrat e tyre të reja dhe këndore,jetën e tyre të largët.Ne jemi secili prej nesh duke prekur një tjetër realitet.Por edhe në ëndërr kemi frikë.

Është si të shohësh një zjarr të vogël në mes të bores.Dhe që nuk shuan dot as era, as ftohti. Ata guxojnë të jenë pranë njëri-tjetrit, dhe në atë guxim ndjej një dritë të vogël shprese. Në mes të historisë së ngrirë, të ndarjeve dhe plagëve të kaluara, aty lind diçka e ngrohtë dhe e pavdekshme lidhja njerëzore.

Dhe më në fund, duke u përballur me këtë pamje, me gjak të ngrirë dhe një dhimbje të butë që rrjedh nga kujtesa, më vjen natyrshëm të përsëris titullin nga Kadare:

“Krushqitë janë të ngrirë.”