Kshtu ka me t’gjet në u dashurofsh n’mue-Asja Mulgeci


Në kjofsh krijes prej dielli u përcllofsha rrezesh tua, mos gjetsha çare
E në rigofsh si shi prilli, un mbifsha shtratit
t’jets zëmer e sy për ty,
Me ikyt shpirt t’mbushun dashni,tandin me shërue

Qylym resh bardh e zi,m’ u bafsh mbi krye
Si ylber u mbshjellsha teje, buzve n’vrullim si uj rrekeje
E në u bafsh qieli jem ,
Majit n’rizgjim natyre, lulofsha si molla n’gem, në çdo cep ftyre

Ne ndodht me u ba përvlimi yt, në t’gushtit zagushi
Ruju mos lyp me u flladit fundgushës, as mes gjinjve t’mij

E kur dimni nis me afrue, mos u baj akull n’mue

Se besa me t’shkri kam si vullkan, paçka ksaj lave t’nxehtë kem me u pervlue
Oh,kjo stine kurr nesh ftoht ska me stinue
Veç tue pranverue

Eh, i lumi ti për vedi djalë ,
Kshtu ka me t’gjet, në dashurofsh n’mue!