Ku ta gjej një lotë kristal-Gjeorgjina Kapaj


Ku ta gjej një lotë kristal

të më jap gaz e pranverë?

Të bëhem si dallgë e fllad

Valë e detit më s’godet.

Ku është loti shatërban.

Ranë në vitet me radhë

Nëpër sy vjen pikon një mall

Për njerëzit që dotë s’i pashë

Ku ta gjej një lot magjie.

Që më rri çekan mbi kokë.

Të kërkoj një dorë dashurie.

Të udhëtojmë të dy në botë

Kërkoj e kërkoj shumë

Lotët derdhur me rrëmbim

Për të mira e të këqiat si lumë

Pa to jeta s’ka kuptim.

Po kërkoj lotin e pragut

Hap pas hapi nëpër avlli

Sa të shoh një derë të hapur

Atje brenda do të rri.

Pikë e lotin mos godit.

Bëhu guurë o në shpërthim

Për ata që nuk më duan

Zemra ime jep bekim .