Kujtime të bukura…Elli Nebi Plaku


Kujtime të bukura…

Si pulëbardhat kujtimet fluturojnë
Mbi detin që josh plotë qetësi
Si rrezja e artë shpirtin ma ndriçojnë
Janë si manushaqet me aromë dhe bukuri..

Agimet e freskëta më sjellin ndërmend
Në stinët plotë lule shumëngjyrëshe më çojnë

Mbi këto kujtime nuk dua të shkelë
As era, as breshri, as shiu me baltë
Të pastërta, të dlira dua të mbeten

Si xixëllonjat ato të xixëllojnë
Dhe netëve të errëta dritë t’ju dhurojnë
Kujtimet e bukura, përherë pranë i mbajë…!!