Kujtoj të ikurat si natyrë ilirike-Valbona Pasha Kordha 


Mund të jetë një imazh bardhezi i një ose më shumë persona, flokë bjonde dhe njerëz duke buzëqeshur

Ritmi i çdo hapi si muzikë himn,udhëve të visareve të pafundëme.

Një vazo jaseminë si lulëzim homerik,jep përherë buzëqeshje kësaj magjie,

orë qiellore

Lulshmëria që derdhej si art i lashtë

Si një hark dashurie hapej jeta, në mënyrën e pandalshme.

Një këngë,heshtur shpirtëronte.

Përherë i mendoja numrat çift.

Ëndrrat shpërfilleshin erës sa kapërceja pragut.

Ndërsa nëna më thurte trikot e pajës kur unë lidhja lisharsen në kumbllën e kuqe.

Ishin kohë të ngushta.

Atëherë kur gjykimet ishin përtej logjikës.

Magjepsja vishej me kopsa të rënda.

Dashuritë finalizoheshin pa demostrim dhe ndjenjësishtë binin në agoni.

Një tingull erë është kapur në meloditë e mia.

Një jehonë e butë ende frynë koridoreve spiral si thellësia e brishtë e emocioneve të largëta.