Kur afron shtatori…Ildije Xhemali


Në nderim të MËSUESËVE!

Kur afron shtatori

Ëndrrat më ndrrojnë kahje.

Nuk troket fëmini,rini

Po rregjistër, plan,ditare.

E qetë s’u ndjeva,kurrë

Mbi kokë, i rëndi çekiç.

Mbi të tjerë dhe tek unë .

Së pari:”Përço fillin e kuq.”

Si majmun, degë më degë

“Të kapja” atë, të kuqin fill.

Së pari, nxënësit t’i lidh,

Pastaj dijet t’ua servir.

Pata fatin në dy sisteme,

Profesionin tim ta ushtroj.

Në t’parin, fëmija syjeshilë

Mezi më ndjek, më dëgjon.

Në të dytin, “lum Shqipëria,”

Ca t’pangrënë, të tjerët bosa

Ndrrohen drejtuesit si do partia,

“Voto këtë, ndryshe të hoqa!”

“Nxënësi, të drejta, mësues hesht!”

Para një biri bizesmeni

Matu mirë, kur me të flet,

“Diploma, s’ të vlen asnj’ lek!”

Si n’parlament e në pushtet,

Drejtojnë dhe diploma të blera.

Në sy, në mendje vetëm lek, lek.

Figura e Mësuesi për ibret.

Sot, për t’mirtë, të mijtë koleg,

Që brezat me dije ndriçojnë,

sinqerisht më vjen keq,

S’u japin t’ merituarin respekt.

Dikur, i partisë sekretar,

Të jepte mend e t’kontollon.

Sot, n’librin e rekomanduar

S’ka as fillim dhe ku mbaron.

Ministri sa vje n’detyrë,

Libra, programe ndryshon.

Lëmshin ta shmjel vet mësuesi,

Në do punën ta vazhdojë.

“Filli i kuq”- në çdo orë të përçohej vija e partisë.

Ta shmjel- ta ndreq atë që është e ngatrruar. urdhërore:shmile !