KUR SHPIRTI TJETËRSOHET
Asnjëherë, nuk kam besuar
Në tjetërsime të befasishme
Të shpirtit,
Nëpër labirinthe të paqëna,
Dhe zhbëhet si t’mos kish qenë kurrë aty
Kam besuar,
Në një të vërtetë
Që ashtu e kam ditur,
Ose të paktën,
Dikur,
Ashtu ma kanë mësuar,
Atëherë,
Kur të vërtetat
Qenë të vërteta,
Dhe jo si sot
Kam mësuar,
Që njeriu,
Ndryshon vërtetë me kohën,
Por shpirtin,
Duhet ta ruajë
Për të mos e bërë pis,
E ta tjetërsojë nga ai që ish
Ta kthej të huaj,
Të paqënë,
Të ftohtë,
Materies harruar.