Kush e vrau Sokratin-Ana Bisholla


Mendimi kritik filloi me Sokratin ,

Por me vdekje e dënuan për këtë herezi,

Entuziazmi popullor i një vegimi të hershëm,

I miratuar në arësyen e quajtur demokraci.

Për vdekjen e tij në Athinën e lashtë,

Me një ngritje dore vulosën një mëkat,

Si e drejtë për të zgjedhur mori rrugë ky fillim,

Por nuk evitoi që vazhdojmë të votojmë gabim.

Demokracia Sokratin e vrau pa urdhër,

Pastaj kompromisin i veshëm si mbijetesë,

Guximin e lirisë dhe krenarinë e vrame,

Në epokë të shthurur, në apologjine e kafshërise.

Kush e vret gjithnjë Sokratin

Që nga lashtësia si këmbanë hera herës vjen,

Ashtu i varfër dhe robashqyer,

Në dënimin tonë na kujton se individi vlen?

Edhe sot Sokratin e vrau demokracia,

Pseudo profetët që s’dinë se kujt t’i besojnë,

U bënë dymijë vjet që varroset për së gjalli,

Nga kllounet e elites, nga ata që fali.

Sokratin sot shoqëria s’ka nevojë t’a dënojë,

Ky dënim kësaj epoke nuk i shkon për shtat,

Morali publik e vret çdo ditë kafeneve,

Në rolin “kritik” Sokrati mbet’ fillikat.

Sokrati nuk erdhi nga lashtësia për tu parë në pasqyrë,

Por për të peshuar akoma arësyen e turmës,

Teatrin e moralit të varfër ku jetojmë

Klishetë pa vlerë që aktin final predikojnë…

@anabisholla. Copyright.

2022.