KUSH JAM UNË
Shumë kohë,
Isha larg shpirtit tim,
Sot e piva një gotë vene,
Venë që me dehu më shumë,
Se çdo pije që dehë…
Sytë me lot mu lagën vetë,
Dhe shuan zjarrin e xhehenemit,
Që digjej, në brendi të shpirtin tim…
Ashku i madh për Allahun,
Zbret nga qielli,
I jep shkëlqim syve të mi…
Unë, nisem nga unë,
Drejt meje,
Ta njoh vetën time,
Thërras edhe qiellin e kaltër,
Dhe zogjtë në fluturim,
Unë, kush jam unë?