Kush tha?
Kush tha se ikin vitet?
A ke parë ndonjëherë nën lëkurë?
Trupi i tyre brënda nesh rritet
Kur papritur një ditë ,vitet bëhen Burrë.
Kush tha se vitet humbasin?
Nën lëkurë ata ngrenë kështjellë
Në heshtje jetën nuhasin
Deri në qelizë farën kanë mbjellë.
Kush tha se vitet shterojnë ?
Nën lëkurë mbushin një det
Një grimcë nga jeta nuk harrojnë
Ditarin e jetës mbushin në çdo flet.
Kush tha se vitet digjen ?
A ke ndjerë erë viti te djegur?
Mbi lëkurë kanë hapur shtigje
Kalon mundi dhe djersa pjekur.
Kush tha se viti mbaron?
Nën lëkurë na vështron pareshtur
Minierat e jetës çdo ditë gërmon
Derisa miniera ngelet një pemë e zhveshur.
Sa të pyeta,ti vetëm heshtë
Dhe vitet flasin me heshtje
Me gjuhën e trupit,bashkë do t’i gjesh
Brënda nesh gjejnë mbështetje.