Fundi i tregimit me dy përfundime
Zgjodhëm dy variante përfundimtare.Secili,që e lexon le të zgjedhë vetë, mbylljen e këtij rrëfimi.
…
-Me se t’ju ndihmojmë muzikant?E pyeta.Me një –libër, tha.Po shkruaj në vetën e parë.
Kur u rrëzua sistemi.Nisën eksodet.Ne u morrëm me muzikë.Një ditë bie telefoni.Si këngëtarë isha ftuar në një dasmë në Athinë.Pas rrëmujës së dasmës morra pushim nga këngët.Në periferin e huaj,të Athinës.Përballë Mesdheu.Edhe ai përgjumej.Po kaloja afër luleve .Një vashë e bukur.Ishte ulur në shkallë.Më tha ngadalë:Kam një mesazh.Im më,ju ka njohur në universitet.
2.
-Ju e dëgjoni o njerëz!Plaga në mendje është duke përsiatur.Askush veç neve nuk e di.Mund të jetë gjithçka që dëgjon, një rastësi?Ka ardhur mesnata e thellë në Mesdhe, dhe ç’duhet të bëjë?Të qesh,të qaj, orë pas ore,pas këtij lajmi.Ky ishte mesazhi i parë.Askush nuk më telefonoi, për 35 vjet.Yjet si i fshihen dot, dritës?Orbita e hënës.Kudo mund të arrijë.Por jo në brendin time.Ishin thinjur vërtet ,vitet.35 vjetë.
3.
Dy variante të mbylljes
Varianti i parë
…Po të ishte sonte aty Amanda?Elisabeta më tha se kishte parë atë vashë.Hë dhe me një grua, flokëkaçurele,mos është ajo Ari? Mbaj mend këtë çast se vrapova.Gjithmonë rastet në këtë jetë, kështu më iknin.Ne jetojmë çastin.Pastaj zhytemi,përgjithmonë në errësim.Ajo Amanda.Dhe vasha e saj në një Tojotë të bardhë,gjysmë foristrade. Duket, që debatonin.U afrova.Vajza:Përse, nuk do ta takosh moj ma?Po ai është aq i famshëm, vajzat ç’mendeshin për të ?
Ajo:edhe atëherë i famshëm ka qenë.Dhe atëherë vajzat ç’mendeshin për të.Ai e ruajti besën.Por ajo biografia e tij! Ajo dhe ata të gjithë. Më shkatërruan.Thyen rininë time.Deri sa erdhi babai ytë.Vërtet, s’ishte artist,por ai pengoi atë rrëzimin tim,që ishte një humnerë e pashmangshme.A mundem vallë, në këto kushte!Ti flas atij ,që më priste me orë të tëra te godina.Që vinte dhe ikte me shikim, nga godina 7.Që më bënte çdo ditë, të kapja qiellin e shtatë.Që vinte dhe ikte i qeshur.Që vinte me këngë në buzë dhe ikte me melodinë e saj? Më mjaftoi, ardhja këtu.E pashë atë fytyrë të bukur.Që e kam adhuruar dhe më ka brengosur shpirtin.Ta dëgjoja për herë të fundit, në këngën time.Dikur i thashë lamtumirë.Sepse,s’ka më lamtumirë të dytë.Prandaj ndize makinën.Veç kjo ikje ,mbyllë përgjithmon ëndërrat.
Dhe kur dola në dritë.Ato më panë.Ajo e urdhëroi të niseshin për udhë të largët.Vajza ndezi makinën dhe eci,por diku më shumë, a më pak se pesë metra.Pastaj përdori frenat e dorës.Hapi derën. U kthye dhe erdhi drejt meje.
-Ajo nuk do të vijë.Nuk do ta takojë kurrë në këtë jetë- më tha.
-Erdha të të përshëndesë.Po ikim në Atikë.I zgjata dorën.Por ajo më tha:Shiko majtas,ka njeri?S’ka!Djathas?Jo s’ka.Mbylli sytë. Pastaj mu hodh në qafë dhe më përqafoi.Ajo s’do të të takojë tha,por këtë nuk e ka harruar.Thuaj :Këtu nuk zbuten më ,dhitë e egra!
…Ju udhëtarë, që shkoni në Atikë,nëse e takoni Amandën,i thoni se Ari kitaristi, do ta presë sa të jetë, jeta.
Poeti i madh Aleksander Pushkin ka shkruar:
Sa ju kam dashur! Ndofta dashuria
Nuk ëshë e shuar krejt në shpirtin tim!
Po s’dua që prej dhembjeve të mia
Të ngryseni sërish në deshpërim.
I heshtur e pa shpresë u përvëlova
Me ndrojtje, xhelozi e mall për ju
Po kaq me dlirësi ju dashurova,
Sa, Zot!ju dashtë tjetër kush kështu!
4.
Varianti i dytë
Dasma mbaroi.Pothuajse kishte ardhë, agu në Athinë.Dhe një ditë e nxehtë nga Mesdheu.Dasmorët, po largoheshin.
-Ku do të udhëtosh?Në Korinth.Nesër duhet të jem në punë.Po iki kalofshi mirë.Udhë të mbarë.Orkestra po mblidhte veglat.
Dhe erdhi vasha, që solli mesazhin.
-Më duhet të iki,tha për në Atikë.
-Vetëm në këtë përhumbje mëngjesi?Në këto rrugë të ngarkuara me trafik?
-Jam me tim atë.Po më pret atje,te makina,Tojota, gjysmëforistradë me ngjyrë të bardhë.Nxori telefonin.
-Na bëj një foto -i tha Elisabetës.
Dasmën të gjithë, e filmova.
-Mirë bëre.Dhe tregoja edhe Amandës.
-Nëse do të ishte mundur!Çdo të thuash me fjalët:nëse do të ishte e mundur?
– Shqip i thoni ju.Nëse, do të rronte në këtë jetë. Një jetë që ikën është tepër larg, si kohë për tu rikthyer.Si largësi yllësie.Shihen njëherë, për të fundit herë.Brenda një jete të njeriut nuk e shikon dot rikthimin e një ylli. D.m.th,arsyeja e mosardhjes së saj është largësi galaktike ,apo jo!Oh çfarë kohë e gjatë e kthimit.Nëse kthehet duhet më pak se 180 vjet. Nuk llogariten ditët.As vitet dhe shekujt,sigurisht.Ajo erdhi si mjegullnajë ,u shua si ai ylli.Që ti e ke parë çdo natë, që digjej.Por ai ishte, 350 vjet më parë.Dhe flaka e tij, ende ndrinë.Gjithçka, që të thashë e nxorra nga ditari i saj.
-Lamtumirë muzikantë..!
5.
Poezi nga Sergei Esenin.
Miku im i shtrenjtë, lamtumirë!
Ty këtu në shpirt të kam,ta dish!
Fati po na ndan sot pa deshir,
Po diku do shihemi serish!
Lamtumirë mik, pa fjalë e lotë!
Vetullat ti ngrysesh,s’ka përse.
Vdekja s’është gjë e re në botë.
As të rrosh nuk është gjë e re.