LARGOHUNI BURROKRATË
Në sytë e tu shoh qerpikë me lot
Nga zemra jote dëgjoj tik tak Të fortë
Më thua vashë çfarë po të mundon?
Ky kurbeti i zi zemrën ma përvëlon.
Kudo që shkon nuk sheh djem të ri.
Çdo vit nëpër shkolla ka më pak fëmi
Burrat që kanë mbetur janë në drejtim
Prej tyre pret veç falimentim.
Mbetur në këtë vend veç burokratë
Që s’duan tja dinë, veç të jenë rehatë,
Në pak vende ku drejtojnë femra
Sheh rezulltate e të gëzon zemra.
Gratë janë nëna që lindin jetën
Ato me lot e vadisin shpresën,
Ju o burokratë duheni larguar
Në vendin tuaj të jenë gratë e zgjuara.