LIRIA KA RRËNJËT TE GJAKU.
Nga shpirti dalin fjalët poezi.
Për herojtë që dhanë jetën për liri.
I kujtojmë vite me radhë,
Pa ata liria nuk kishte me ardhë.
Në shtigjet e lavdisë ata mot pas moti,
Treguan se janë shqipet e Kastriotit.
Si shqipe lirie e mbushën qiellin.
Me gjak lanë tokën per të shporrur pushtimin.
Gjaku i dëshmorve nuk harrohet kurrë.
Prej ti kemi një komb një atdhe një flamurë.
Me gjakun e tyre shkruan historinë.
Sollën ditën që shpëtoj Shqipërinë.
Ishin ata burrat e dheut,
Dhanë jetën pa i kërkuar asgjë në këmbim atdheut.
Heroike është të vdesësh në ketë mënyre,
Atdheu është nder atdheu është fytyrë.
Larg atdheut gufon malli i zemres sime.
Po ku ka si Shqipëria ime.
Më e madhja dashuri ku kemi le.
Përjetë në zemër të kemi atdhe.
Sdo harrohet kurr
amaneti i bijve legjendar.
U bëftë kushtrim i sotëm për bashkim kombëtar.
Nëntor 2024