Loti i vjeshtës-Adelina Pali


Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

LOTI I VJESHTËS

Dielli ndehu rrezet këtë verë skaj me skaj,

Djersët rrodhën çurg-ujëvara të nxehta.

Fushat verdhuan, malet kurorat i thanë,

Gjethet – hi i ngritëm erërat e lehta.

Zjarret – gojë kuçedrash përflaken luginat,

Dheu shkrumb për një pikë ujë përvëlohet,

Thahem dhe vetë tek shoh si thahen lëndinat,

Ndjej se si gjethet shpirti më thërrmohet.

Me re të zeza vjeshta po endet përqark,

Dua të më lagë me litarë shiu pafund,

Dua t’iu gëzohem, po lot i vjeshtës është larg,

Era tej maleve mblidhet, frika pemët lëkund…

Shkëputur nga vëllimi “DEHJA IME”