Lushnja,qytet-djep i talenteve femra
-Nadja- vajza këngëtare që do të ndjek rrugën e Vaçe Zelës-
Sikur bota të jetë vërtet ashtu siç duket, perceptimet tona njerëzore instiktivisht do të tentonin të gjenin rrugëzgjidhje për çdo parregullsi. Por, kur mendon se mjaft gjera në realitet fshihen në nënvetëdijen tonë, ose kalojnë ashtu, fshikull, pa u vënë re, ndjesitë tona japin shenja frike për shkak të së panjohurës dhe pasigurisë. Ato përcjallin në jetën tonë ankthe deri në panik për të sotmen, … për të ardhmen… pastaj me kohë, ti zgjohesh, kërkon të hulumtosh nga errësira e paditurisë atë që ndjen se ekziston, zbulon dhe kërkon të shfaqësh e të prezantosh atë, të panjohurin, ” objektin” të cilin e ke brenda vetes, Talentin që asnjëherë nuk e ke vënë re.”Studimi sociologjik të jep një mjet për të parë botën sociale nëpërmjet këndvështrimeve të shumëllojta kulturore, duke ndihmuar në shmangien e paragjykimeve që kanë grupet për njëri-tjetrin” ( Giddens,A, “Sociologjia” , botime Çabej 2024, f.35 Sigurisht, për ta parë këtë botë në këndvështrimin e vet, çdo grua, ka nevojë për komunikim aktiv, interesant, të pasur e tërheqës, vetërealizues dhe me zhvillim intelektual në çdo fushë të jetës. Ajo që duhet t’i kërkojmë kohës është roli i gruas si krijuese dhe moderatore e jetës kulturore. Auditorët promovues aq të nevojshëm për të parë aftësitë dhe për të ndierë pulsin e bashkëveprimit të vlerave na orienton vështrimin drejt njerëzve të artit, tek përvojat e jetës artistike të tyre për të parë si model fuqinë e tyre shpirtërore, magjinë artistike dhe fisnikërinë njerëzore.
Lista e tyre është e gjatë… Veçoj dy ikona të botës femërore tek të cilat çdo grua dhe jo vetëm, por e gjithë shoqëria shqiptare ka parë dhe sheh modelin për t”u ndjekur, për te marrë fuqi frymëzuese e shpirtërore dhe besim tek vetja për të ecur përpara. Janë dy vajza lushnjare, sot femra që kanë bërë epokë me emrin dhe veprimtarinë e tyre. Nderi i Kombit”, Artiste e Popullit” – Vaçe Zela e cila me zërin e saj mahnitës e të papërsëritshëm ka hyrë në zemrat e popullit shqiptar. E cilësuar si: “Zëri i Artë i Shqipërisë”, “Ikona e Shenjtë e Këngës Shqiptare”, ” Mbretëresha e Këngës Shqiptare”, ” Ylli Polar që vërtitet i vetēm në Galaktikën e Këngës Shqiptare”, ” Gjigandja e skenës Shqiptare”, pra Zëri i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare duke u bërë idhull i shumë brezave, na mbush sot me krenari dhe na bën të vazhdojmë të realizojmë ëndrat e suksesit .
Margarita Xhepa, “Artiste e popullit” Një nga Zonjat e Mëdha të Teatrit Shqiptar, me një karierë 50 vjeçare artistike si aktore e Teatrit Shqiptar dhe si interpretuese e talentuar e Filmit Shqiptar. Nje grua tepër aktive në jetën sociale dhe me kontribut njerëzor të parreshtur
Arritjet dhe sukseset e tyre janë vlera që frymëzojnë breza të tërë artistësh. Edhe gratë tona krijuese të cilat njihen për pjesëmarrjen e tyre kulturore si protogoniste apo spektatore në organizimet e veprimtarive që mundësohen. Tashmë vihet re se arritjet individuale te tyre, po ndjekkn traditën e të parëve. Nxitja e një mjedisi mbështetës dhe gjithëpërfshirës inkurajon zhvillimin e vlerësimin e grave artiste për të krijuar vlera pozitive përmes punës cilësore. Përkrah autoreve të njohura: Ollga Selmani, Lola Shehi, Donika Stasa, Ermelinda Myzeqari, Shire Kasapi, Adelina Mina, një vëmendje të veçantë po marrin poete që deri tani, kanë nguruar të publikojnë krijimet e tyre. Anila Toni , Ar Alsana dhe Arbana Sheme , poete me diapazon të gjerë, vargje që prekin emocione, përjetime…Ato sjellin trajta befasuese moderne, me struktura të zhdervjellta, por me gjuhë të pasur, duke përdorur të dy dialektet dhe me figura të gjalla poetike Duke sjellë realitetin e me nuanca dhe ngjyra të përndezur.