Marrëzi-Valbona Kolaveri


Po përpin dallgë e marrëzisë,
E marrëzisë pa fre,
E marrëzisë që snjeh
As bir,
As at,
E as zot

Hutini ,
Ka dalë nga streha e tërbimit,
Ku s’po bredh,
Po muros te gjallë nën dhe

Ka hapur një gropë ,
Si një varr të stërmadh,
Që s’po e shkapërcejmë dot,
E veç po gllabëron

Se frika ,nuk po njeh më
Kufinjtë e vetvetes,
I ka këputur litarët e së vërtetës,
Nuk po bindet jo

Mjer ato zemra
Që njohin veç idhnimin,
Zot bēje mirë,
Se shpirtrat ,
Nuk po gjejnë më rehat.