Më duaj
Më duaj pak më tepër sonte.
Harroj që ke ikur.
Dhe të kërkoj gjithnjë te detajet e vogla,
Në pasqyrë herë ti, herë unë.
Nëpër flokë gjithmonë dora jote.
Mendimi i fundit shuhet në sytë e tu.
Të pij me kafen e mëngjesit,
të shuaj me duhanin e fundit
që nuk mbaron kurrë.
Më duaj pak më tepër sonte.
Kur zgjohem,
vdes pa ty dhe për ty…
©Jori
Më duaj pak më tepër sonte.
Harroj që ke ikur.
Dhe të kërkoj gjithnjë te detajet e vogla,
sikur je fshehur aty…
©Jori