MË JEP NJË DHIMBJE TË JAP NJË KRYEVEPËR-Safet Syla


(Frymëzuar nga veprat e Dostojevskit)

jep një dhimbje shumë të thellë

Që thërmon shpirtin si shkëmb i rëndë

Më lër në një vrimë, ku fryma ngushtohet

Ku as zëri im më nuk do të dëgjohet

Më jep peshën e rëndë mbi supet e mia

Të mbaj mbi vete e të gjunjëzohem

Le të bërtasë dhembja si ujku që ulërin

Në thellësi të shpirtit, ti gjej rrënjët e saj

Se vetëm aty, në atë koh të vështirë

Ku shpresa është veç një hije e zbehtë

Do të gjej fjalët që rrjedhin si lumë

Do të shkruaj një poezi nga hiçi unë

Nga pluhuri i dhimbjes, arti do të lindë

Si lulja e egër që çel mbi shkëmbë

Më jep një dhimbje, një plagë të shenjtë

Me gjakun tim të shkruaj një kryevepër

Safet Syla📖📓📖📚

Shtime, 13 Dhjetor 2024

Mund të jetë një imazh i 1 person