
MË NË FUND E GJETA !
Më në fund e gjeta ditarin në sirtar
E mora i lexova,ato shkrime pa fund
Atje kisha shkruar dashurinë tonë të parë
Sa shumë e lumtur,aty ç’u ndjeva unë
Duke kontrolluar ,e gjeta atë ditar
I fshehur i strukur ,brënda në sirtar
Sa mallë ndjeva atë duke e shfletuar
Seç më rrodhën lotët “eh” duke lexuar
E mbështolla fort në kraharorin tim
Ai ditar i vjetër ,më riktheu nostagjinë
Të gjitha ato , do i mbajë kujtim
Ato shkrime të bukura, të thurur për dashurinë
Sepse dashuria dhe gurin e thërrmon
Se pa dashuri,ska kuptim kjo botë
Është ilaç shpirti njeriun shëron
Veç të jetë e pastër, me shekuj ajo rron.
Jana Tafilaj 24 ,11 2024 !