Më shumë kamera për Big Brother,mitingu i poezisë në Gjakovë i lënë pas dore-Skënder Karaçica


Manifestimi Big Borther,tarishta e turpit për Kosovën,përditë kamerat e televizioneve inçizojnë,përcjellin (d)ebatët e mysafirëve të përdalur e, të dalldisur si kuajt e pelat në livadhe,ndërsa  për ngjarjet e jetës kulturore me kod të jubileut të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë e kanë lënë pas dore(!).

Këso kohe,ngjarjet e tubimeve shkencore,kulturore dhe të fushave të botimit të librit të krijuesve tanë në Kosovë,RTK-ja si medium  publik, kamerat e saj nuk shkojnë për të inçizuar e për të bër lajm të ditës.Dikur,në këtë medium publik(RTP)ngjarjet në fushë të kulturës,të  gjuhës,të historisë dhe të botimit të librit shkencor e letrar,i pati përcjellë me përkushtim me kodet e gazetarisë së kohës Shaqir Foniqi me ekipin e tij.

Në manifestimin letrar të 60-vjetlorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë,.nuk pati kamera,nuk pati gazetar të fushës së kulturës  dhe,kjo ngjarje jubilare e frymës së letërsisë e të artit të poezisë që krijohet në nënqiellin e Kosovës,mbeti pa lajm,mbeti në errësirën e sheshit plot zhurmë e,pa asnjë interesim nga RTK-ja në Prishtinë,që për ne këndej ekranit dhe me taksat tona të na afrojë lajmin e jubileut të poezisë shqipe në Kosovë!

Duhet theksuar se në ekranet e RTK-së nuk defilojnë emra të gazetarëve që i përcjellin ngjarjet,shih për këtë,në ekran do të dalin emra të pozitës(lexo:redaktor i emsionit) e gazetarët dhe ekipi i RTK-së po mbetët në terrin informativ të kohës…!

RTK pse nuk pati emision më të zgjeruar të rubrikës së kulturës(nëse e kanë në redaksinë e këtij mediumi)për manifestimin jubilar të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë…?!

Për fund në shënjë proteste kulturore e kundër Big Brother,nuk ka  ditë me diell të Kosovës,që nuk i shohim kamerat e televizioneve në tarishtën e hamshorëve duke lozur lojën e djallit e të turpit për kombin tonë!

RTK kthehuni më kohë në ngjarjet e jetës kulturore në Kosovë e mos hezitoni nga pozitat kolektive,më shumë redaktorë të lajmeve se sa gazetarë  të(pa)rubrikave për kulturë,të gjuhësisë,të shkencës,të historisë e të fushave të këtij rrafshi kombëtar…!

Çikago,më 13 nëntor 2024