Me ty grua!Shire Dhima


Me ty grua!

U mrekullova shumë me ty grua!

Zemra jote minierë ari ,mbante në zgjua

Shpirti yt sa shumë brishtësi

Sa enigma pazbuluar mban në gji.

Shumë u mrekullova me ty femër!

Kopsht me lule ke në zemër

Ditë të rrjedh nëpër damarë

Magji e shpirtit si det me valë.. .

A e di moj grua ?

Sa nektarë kanë fjalët e tua

Nga nektari yt, edhe unë kam marrë

Më duket vetja,se me ty kam ngjarë.

Grua, më i bukuri emër!

Gjurma jote e shkruajtur në thembër

Fati ku s’të ka degdisur

Sa herë fluturon dhe me krahët grisur.

Të kam parë gjyshe, Nënë dhe bijë

Në podium të kam parë,ku drejton qeveri

Të kam parë atje ku çahet dallga

Hesht i thua dhimbjes ,kur t’kullon plaga.

Ti grua, pire ujë në burime ylberi

Në botën e humbur, thërret sa mban zëri

Përballe stuhive,ti bëhesh stuhi

Në heshtje perëndie,ti kthehesh perëndi.