Me zjarr ju flas,me zjarr-Dhespina Ribaj


Që shpirtin tim kam hapur varr,
Që t’i jap dritë edhe t’ia marr.

Zemra ime nga dhimbja kullon gjak,
Në këtë botë plot ligësi,

Ku heshtja nuk ka kufi.

Por zëri im s’do tretet kot,
As zjarri im nuk shuhet lehtë,
Do ta djeg errësirën ngadalë,
Do ta thyej heshtjen me të vërtetë.

Le të digjet çdo zinxhir,

Le të derdhet flaka ime,

Se dhe nata më e trishtë

Lind një diell në agime.

Ku perëndon dielli

Në qiellin blu, ku dielli perëndon,
Ngjyrat e arta nëpër hapsirë shtrihen.
Drita e fundit si flakë e butë,
Ledhaton tokën, me shkëlqim të rrallë.

Era e ngrohtë, në heshtje peshperin,
Mbi fusha të gjera, mbi male të lartë.
E merr me vete një ëndërr të artë,
Në errësirën që nata ngadalë e mbulon.

Një dritë e ndritshme, një paqe e thellë,
Në shikimin e fundit, botën që fle.
Por dielli kurrë s’fshihet, ai vetëm pushon,
Përsëri do lindë, kur agimi të vijë.

Në errësirën e natës, yjet janë dëshmitarë,
Të ndjekin pas, një udhë që kurrë nuk mbaron.
Në qiellin e kaltër, drita do të shkojë,
Dhe dielli do ngjallet, përsëri do vijë.

Nje yll i vogel


Ra nga qiell
Pershendeti naten
U be nje shpresë e re
Ne zemra lindi si nje drite

Qe ndricoi gjithe kete erresire
Dhe beri qe çdo ligisi te zhduket
Si nje flake qe shuan cdo vuajtje
Per te sjellë paqe dhe lumturi

Dritë që ndriçon çdo hap të ri,
Dhe bota e re lind përherë,
Në zemra, shpresa nuk do të fiket, Sepse çdo dritë ka forcën e saj.
Një dritë që nuk do të lodhet,
Për t’u ngjitur në lartësitë më të thella,

Për t’i dhënë fuqi çdo shpirt që ka nevojë,
Dhe të ndriçojë çdo udhë që ka humbur.

Me plakë merzija,


Qe me sjell vetemia,
Qe te gjithë i pushto ligesia.

Shpresa zhduket në errësirë,
Si fllad i heshtur në një shkretëtirë,
Zemra rrah, por s’ndihet zë,
Në këtë botë që hesht dhe vret.

Ditët treten, netët shtrihen
, Ëndrrat zbehen, sytë s’ndriçojnë,
Horizonti mbetet i largët,

Shpresa endet, por nuk gjen strehë.

Një dritë e fikur mes errësirës,

A do ndizet sërish në agim?
Apo nata do të më mbajë peng,
Në këtë botë ku heshtja flet?