MERGIMI
Nen nji qiell t’huej,veç hije doket hana.
Prej trollit t’vjeter, malli rreh si rana.
Gjithçka e la mrapa,veç lot e kujtime.
N’shpi t’huej lypi jeten e nji andrrime.
A t’vlen ky mergim,me djers’ e mund.
Kur fjalt e nanes n’dritare po shkund?
“Ku je o bir sa larg ki shkue.
A po t’rrin zemra aty ku je ndalue?”
Rruget jan t’holla po t’gjana me dhimbje.
Gjithkund shef mure t’pa lujtshme.
Nji cop buk ia kushton jeten perdit.
Po shpirti i pret,sa e hidhun kjo drit.
N’pun robtohet, njeriu pa za.
Gjuhe e huej ngrohtesi si dha.
Dhe emri i tina sikur s’asht ma i njajt.
N’ket’ vend t’ftoft ku veç shpirti e ka mbajt.
Po prap asht ktu se e lypi jeta.
T’mbaj familjen e vllaznit e veta.
N’shpi t’barkut malli i djeg, i therr.
Po andrra s’vdes, as n’boten ma t’errt.
Nji dit’ do kthehet tek shpia.
Me pa prap Diellin qe i dha rinia.
Nen hijen e lisit, ku nana e priti.
Do qeshi me jeten qe fort n’asht’ rriti.
AUTORE: FATBARDHA BUDINI.
ALBANIA.