Mes njerezve, ky jam …
Gjithnji kam menduar
Te mbetem mes njerezve ky qe jam
Vetvetja
Me kostumin dhe kepucet e mi
E te mbetem pa hua
Dhe ne qofte i vjeter
Diku pa hekurosur, eshte kostumi im
Jan kepucet me aromen e kembeve te mia
Te sheshta si te babait tim
Edhe buka,
Me pak djathe e vaj mbi te
Nje grushte me kripe,
Nje domate mbledhur ne torb
Eshte mundi im qe me ngop
Qe me ngjit e me shijon
Me mire keshtu
Sepse ndjehem i qete
Se vjene nje dite
Te gjitha te permenden.
nga: Naim Jonuzi.