MIGJEN
Më vjen,
zëri yt Migjen,
zvargur, me jehonën,
dhe karmës së tretur,
përmes një alfabeti,
të tjetërsuar,
nga kockat mbetur,
mesazhi vjen,
A.D.N- ja juaj,
ma përkthen…
E ofshamat,
oh sa shumë ofshama,
përplasen në qiej,
si vetëtima,
teksa pishën e madhe s’gjen,
për të bërë dritë,
në natën e errët,
e të zvetënuar,
ditën duke prit,
këngën e gjelit dëgjuar,
e lutesh me shpirt,
si në zot,
me jastëkun shtrënguar.
Përmes erës vjen,
me Dilën dhe puthjen,
në buzët e thara,
shtrirë mbi zabel,
më vjen Migjen,
me këngët e mjerimit,
ku nga dhimbja e shpirtit,
revolta grushtin mbledh,
malit në zëmër t’ja ngjesh.
Dhe legjenda e misrit,
më vjen aq sa e lashtë,
po aq dhe e re,
edhe pse ndryshuan shekujt,
vazhdon të jetë,
akoma ndër ne,
e Luli i vocërr,
është bërë me shokë shumë,
kudo në Atdhe.
Më vijnë Migjen,,
bukur si refren,
Kangët e Rinisë,
e më vjen të qesh,
pér rininë time,
që e shkova në vepra,
duke punuar,
që pesëmbëdhetë vjec.
E sot ajo rini,
që në vargje poet,
në shekullin e ri,
me edhe pa bukë
me edhe pa dituri,
qeshet rrugëve të botës,
pa pasur as atë kasollen,
ku mbylle ditët ti,
me sytë e zmadhuar,
e rrudhat shtuar,
gati për të shkuar,
ngrysur në vetmi….
Tiranë 13 10 2020
Suzana Rama