MIRMËNGJES VENDLINDJA IME DIBËR…! Nexhbedin Basha


Të dua vendlindja ime, të dua,

Si sytë e ballit, që shohin larg,

Aty u mëkova me gjirin e nënës në përrua,

Ti je kënga e dehur dhe mall!

Perlat e tua i kam shijuar në gjimnaz,

Në ditët me diell dhe kur shihnim si klas filmin “Zopata”,

Edhe pse bënim naj prapsi pa zarar,

S’pati ndëshkime se ish e gjithë klasa…

Ti vendlindje, je det ku humbet nëpër dallgë,

Dhimbja ime që më ndjek si hije,

Amanet i Skënderbeut, e fortë si strall,

Si poet mbushem me emocione shëndritësie.

Aroma e blirit më përkëdhel shpirtin,

Muzg e agim thith ajër Korabi,

Fresku më vjen si re e bardhë, frymë dhe flakë,

Nga liqejt e Lurës gulçon aromë, lule zambaku.

Ti je trualli i Arbërit e kuvendeve të “Nand Maleve”,

Ku lindën trima si lisa në beteja,

Si gjerdan ari besa-besë u lidh fjala,

Me pushkë, penë e shpatë luftuan si rrufeja.

Sot blirët janë qullur prej vese,

Bulevardi ndjen mërzi…

Ti qytet je muzë dhe thëngjill që të djeg,

Të përulem o perendeshë, o magji.

Zemrën te ty e kam…

I ndjej mëngjeset kur këndon bilbili,

Eh, për ty më këput malli i pamatë,

Dhe për sokaket që ngjajnë me yjesitë.

Fjala ime dua të mbetet në vargje,

Në mes rreshtave jam unë dhe ti,

Është historia e larë me gjakun e të parëve,

Ti je lule bjeshke je dashuri…

Librin “Violina e luleve”, te ty e promovova,

Se jam në gen dibran 24 karat,

Me Çertifikat “Mirënjohje” u çelibrova,

Te ty piva ujë Korabi me shtamë dhe tas.