Përktheu: Gëzim Isuf Baruti
Nga Mishel Astrë( 1861 – 1882 )po postoj poezinë e mëposhtme, nxjerrë prej “Antologjisë…….”
Hënë vere
(ekstrakt)
….A e di që edhe ti, mbretëresha e natës,
Do ta ndalësh një ditë ndriçimin tënd qiellor?
Do të vdesësh njësoj si raca njerëzore,
Dhe në gjith` atmosferën hija do jet` banor.
Prej gjith` atij shkëlqimi dhe nurit tënd përrallash,
Prej atij rrëzëllimi hapsirës së pamatë,
Asgjë nuk do të mbetet veç një kaos gërmadhash
Që e ka humbur udhën në t`universit natë.